Qëlluan me kallashnikov në ajër, në pranga dy të rinjtë në Lezhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy të rinj në Lezhë janë arrestuar pasi kanë qëlluar në ajër me kallashnikov. Kështu, në pranga janë vënë 19-vjeçari Redjon Hysa, dhe 28-vjeçari Sokol Hysa, banues në Milot, Kurbin.

Gjatë kontrolleve në banesën e 19-vjeçarit dhe ambientit përreth saj, policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se u qëllua në ajër.

Armën, i riu e kishte fshehur në një depozitë uji në banesën e tij. Më pas, kontrolle janë bërë edhe në banesën e 28-vjeçarit u gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër dhe fitil zjarrpërcjellës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Liridona dhe Naimi kishin një konflikt”/ Eksperti: Familjarët e tyre e dinë

Teksa kanë kaluar më shumë se dy javë nga vdekja e Liridona Ademajt, vrasja e saj mbetet e rrethuar...

Kaosi në Kuvend/ PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të tjerë të opozitës (Emrat)

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin edhe për 7 deputetë të tjerë të opozitës. Deputetët ndaj të cilëve është kërkuar përjashtimi janë Ervin Salianji, Bledjon...

Marrëveshja për emigrantët/ Balla: 4 % e sfidës së Italisë do të trajtohet nga Shqipëria

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur në Komisionin e Politikës së Jashtme përsa i përket marrëveshjes Shqipëri-Itali për pritjen e emigrantëve. Gjatë fjalës së...

Me Kadare në fyt

Nga Edison Ypi Kockë në fyt, halë në fyt, qelqe në fyt, gozhdë në fyt, brisk në fyt. Këto dhe të tjera si këto janë...

Siguroi armën për vrasjen/ Lihet në burg i dyshuari i katërt per vrasjen e Liridonës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën me paraburgim ndaj të akuzuarit të katërt, për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli. Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar...

Lajme të tjera

Web TV