Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ndërpret punën me mjekun e Urgjencës, Ilir Allkja.
Sipas QSUT-së, Allkja ka shkelur kodin etik të punonjësit, prandaj edhe nuk duhet të vijojë të jetë më mjek pranë këtij shërbimi shtetëror.
Sipas vendimit të QSUT-së, çdo punonjës i këtij institucioni nuk duhet të bëjë në publik komente të papërshtatshme të tilla si vërejtje mbi politikën apo programe të Institucionit, deklarata apo opinone personale që mund të interpretohen su zyrtare, sulme kundër administratës apo punonjësve të tjerë të institucionit.
Mjeku është përplasur disa herë me ministren Manastirliu dhe kryeministrin Edi Rama.