Video/ 50 gazetarë të vrarë në vitin 2020 për shkak të profesionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

As pandemia e koronavirusit dhe as izolimet nuk kanë parandaluar që 50 gazetarë të vriten në të gjithë botën në këtë vit 2020.

Sipas “Reporterëve pa kufij” janë vrarë këtë vit të paktën 50 gazetarë në botë, vrasje që lidhen drejtpërdrejt me punën e tyre. Gjithnjë e më shpesh njerëzit e mediave vihen qëllimisht në shënjestër, sipas organizatës.

Ishte një telefonatë e shkurtër përmes Zoom. Najib Sharifi, drejtues i “Komitetit të Sigurisë të Gazetarëve Afganë”, një organizatë joqeveritare dukej i lodhur, javët e shkuara kanë qenë të vështira. “Më duket, se asnjëherë nuk ka qenë kaq frikësuese, si këtë moment. Sepse duket, sikur të gjithë gazetarët janë në rrezik”, thotë Sharif. “Brenda gjashtë javësh kemi humbur katër gazetarë.”

Najib Sharifi nuk është i vetmi që e ka këtë frikë. Viti 2020 ka qenë një vit vrastar për gazetarët në të gjithë botën, siç bën të ditur organizata “Reporterët pa kufij” në bilancin e saj vjetor.

Në mesin e dhjetorit kjo organizatë publikoi pjesën e parë të raportit vjetor mbi gazetarët e burgosur, të rrëmbyer apo të zhdukur. Në pjesën e dytë bëhet fjalë për gazetarët e vrarë. Vërtet që numri i gazetarëve të vrarë këtë vit, me 50 viktima, është pak më i ulët se vitin e kaluar, por “Reporterët pa kufij” janë të shqetësuar shumë, sepse vrasjet kanë qenë të qëllimshme.

Në nëntor u vra në Afganistan gazetari Mohamad Alijas Daji nga Radio Asadi, programit afgan të radios amerikane Radio Free Europe nga një bombë, që ishte vendosur nën automjetin e tij.

Para afër dy javësh po në Afganistan u vra po ashtu me qëllim gazetarja Malala Maivand, që ishte angazhuar për mbrojtjen më të mirë të gazetarëve. Maivand ishte një nga dy gazetaret femra që u vranë këtë vit për shkak të punës së tyre.

Lexo edhe :  Iran-Izrael/ OKB thirrje për vetëpërmbajtje: Bota s’mund të përballojë një luftë tjetër

Me ekzekutimin e Ruhollah Samit në Iran më 12 dhjetor u vu në zbatim për herë të parë pas 30 vjetësh dënimi me vdekje ndaj një njeriu të medias. Numri i gazetarëve të vrarë me qëllim është në mënyrë të frikshme i lartë. Në vitin 2020, 42 gazetarë u vranë me qëllim, 20% më shumë se vitin e kaluar.

Por nuk janë më zonat e luftës apo krizave, ku gazetarët lenë jetën. Në vitin 2020 mjaft gazetarë janë vrarë në vende, ku zyrtarisht sundon paqja. Këtu renditen Meksika dhe India, dy nga vendet më të rrezikshme për gazetarët. Në të dyja këto vende janë kryer vrasje të tmerrshme ndaj gazetarëve. Ata janë djegur të gjallë, janë prerë në copa apo iu është prerë koka.

Një aspekt tjetër që përmendet është se shumë nga gazetarët e vrarë kanë qenë duke kryer punë investiguese për tema të ndjeshme si korrupsioni apo kriminaliteti i organizuar. Por edhe raportimi mbi tema mjedisore, si gërmimet ilegale në miniera e ka vënë në rrezik jetën e tyre. Shpesh vrasjet mbesin të pazbardhura.

Këto vrasje nuk godasin asnjëherë vetëm viktimat e drejtpërdrejta. Çdo vrasje e një gazetareje apo gazetari është sulm ndaj të drejtës të të gjithë njerëzve për t’u informuar të lirë dhe të pavarur./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri/ Sfidon amerikanët dhe Kushtetuesen

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime në qeveri, ndërsa iu ka mbyllur derën e kandidimit për në zgjedhjet parlamentare...

Sulmi i Iranit “trondit” tregjet financiare, çmimi i naftës mund të rritet frikshëm

Bota aktualisht po përballet me tre kriza të mëdha gjeopolitike me karakteristika të fuqishme gjeoekonomike dhe ato duhen parë si një e tërë, sepse...

Autizmi tek të rriturit, simptomat dhe përse është i vështirë diagnostikimi

Vitet e fundit kemi parë të famshëm që thonë se kanë zbuluar se vuajnë nga çrregullimet e spektrit autik në moshë madhore. Së fundmi...

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës

Një zjarr ka shpërthyer në një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës. Sipas mediave të huaja, ekuipazhet e urgjencës shkuan menjëherë në vendngjarje. Zjarri...

Rrëfimi i rrallë i Spartak Ngjelës: Kur u arrestova, u ndava dhunshëm nga e dashura…

Mbrëmjen e djeshme, avokati i njohur Spartak Ngjela, teksa ishte i ftuar në në Top Story , ka rrëfyer një ngjarje nga jeta e...

Lajme të tjera

Web TV