Meta uron 2021: Të bashkohemi dhe të marrim në dorë fatet tona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2021, duke thënë se lam pas një vit shumë të vështirë. Meta ndalet më së shumti te ata që janë në vijën e parë të luftës, mjekët, ndërsa thonë se meritojnë rrespekt pafund ata që humbën jetën në betejën me pandeminë.

Presidenti thotë se është koha që të bashkohemi, të ringremë ekonominë tonë dhe t’u japim të rinjve shpresën.

Mesazhi i plotë:

Të dashur bashkëkombës,

Viti që lamë pas, na përballi me një nga sfidat më të vështira për mbarë botën.

Pandemia COVID-19 tronditi jetët tona në shumë aspekte.

Shumë prej nesh humbën më të dashurit, pa mundur edhe t’u japin lamtumirën e fundit; të tjerë ia dolën me sakrifica të jashtëzakonshme.

Mirënjohje të pakufishme për mjekët, infermierët dhe të gjithë ata, që gjenden edhe sot, në vijën e parë të luftës kundër kësaj pandemie.

Në veçanti, ky është çasti për të bërë një homazh për mantelbardhët tanë të paharruar, të cilët dhanë jetën në krye të detyrës.

Përkushtimi, humanizmi dhe kujtimi i tyre le të na frymëzojë për më shumë solidaritet, bashkëpunim, përulësi, dhembshuri dhe dashuri për njëri-tjetrin.

Le të bashkohemi dhe të punojmë më shumë, duke u ardhur në ndihmë veçanërisht njerëzve që kanë më shumë nevojë.

Të përpiqemi me të gjitha forcat të ringremë ekonominë kombëtare, t’u krijojmë të rinjve mundësi të reja dhe punë, për të rimarrë në dorë fatet tona me dinjitetin e liritë e merituara, për të rikthyer shpresën dhe besimin.

Vitaliteti i jashtëzakonshëm dhe dashuria për familjen dhe Atdheun e kanë mbajtur gjallë kombin tonë dhe do t’i japin Shqipërisë sonë të dashur edhe të ardhmen e ndritur europiane që meriton.

Lexo edhe :  'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo'/ Avokati për Ilir Metën: I sëmurë psiqik...

Të dashur shqiptarë kudo që ndodheni,

Ju uroj nga zemra, një Vit të Ri të shëndetshëm, të lumtur dhe të begatë.

Gëzuar!

Të fundit

Sulmi terrorist në Rusi, ambasada amerikane në Moskë: Shërbimet ruse keqinterpretuan dhe

Ambasadorja amerikane në Rusi, Lynne Tracy, e ka lëshuar një komunikatë të pazakontë diplomatike të premten vonë, përmes së...

Një fenomen i pazakontë fshihet në Mars/ Hulumtimet e reja bëjnë bujë tek shkencëtarët

Duke përdorur kamera stereo me rezolucion të lartë, orbiteri Mars Express i NASA-s kapi imazhe të rajonit Noctis Labyrinthus të Marsit, të cilat tregojnë...

“Sazani”/ Projekti i dhëndrit të Trump, mund ta shndërrojë në Singaporin e Europës

Një prej investitorëve më të mëdhenj amerikanë, kompania “Affinity Partners”, e sipërmarrësit Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit Donald Trump synon ndërtimin e një...

Përse në Himarë opozitarët bojkotuan Berishën dhe Metën?

Nga Mero Baze Votimi për kryetarin e përkohshëm të Bashkisë së Himarës brenda Këshillit Bashkiak, zbuloi se Fredi Beleri gëzon mbështetjen e 19 për qind...

E Premtja e Zezë në Shkodër, besimtarët përkujtojnë kalvarin e vuajtjeve të Jezu Krishtit

Para Festës së Pashkës, besimtarët katolikë kanë nisur të kremtojnë mbrëmjen e kësaj të premteje “Udhën e Kryqit”. Në Shkodër ajo nisi nga katedralja e...

Lajme të tjera

Web TV