Dita e fundit e vitit 2020 ka rezultuar tragjike për 7 persona, të cilët nuk kanë arritur ta fitojnë dot betëjën me koronavirusin.
Nëse krahasojmë shifrat bilanci i sotshëm ishte më tragjik se dje, ku humbën jetën 4 persona.
“Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19; 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Miloti, të moshave 55-82 vjeç. “, njofton ministria e Shëndetësisë.
589 të infektuar
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon: Janë kryer 2,350 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 589 qytetarë, 8 raste më shumë se dje.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 213 raste në Tiranë, 51 raste në Durrës, 29 raste në Fier dhe Vlorë, 27 raste në Shkodër, 25 raste në Lushnje, 17 raste në Lezhë, 16 raste në Berat, 15 raste në Korçë, 14 Kurbin dhe Sarandë, 12 raste në Elbasan, 10 raste Peqin, 9 raste në Krujë, 8 raste në Mat, 7 raste në Kukës, Has, Rrogozhinë, Kamëz, 6 raste në Pogradec, Tropojë, Dibër, 5 raste Delvinë, Kavajë, 4 raste në Klos dhe Patos, 3 raste në Mirditë, Gramsh, Shijak, Kolonjë, Mallakastër, Gjirokastër, 2 raste Devoll, Librazhd, Skrapar, Finiq, Vorë, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Libohovë, Cërrik, Malësi e Madhe, Ura- Vajgurore. Në 24 orët e fundit janë shëruar 449 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,634 që nga fillimi i epidemisë.
Situata në spital
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.