Ruçi, urim për Vitin e Ri: T’i lemë të treten kujtimet e një viti të thyer, në horizont po vijnë ditë të bukura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e vitit të ri 2021. Ruçi uron që pas një viti të vështirë që lamë pas, le të jetë viti 2021 një vit normal, me shëndet, gëzim e mirëqenie për të gjithë.

Ai shprehet në mesazhin e tij se shqiptarët, ashtu si edhe gjithë njerëzimi, mbijetuam dhe po e mundim të keqen.

Pas një viti të vështirë që lamë pas, le të jetë viti 2021 një vit normal, me shëndet, gëzim e mirëqenie për të gjithë. 2020 u thye sa pa nisur mirë, për shkak të pandemisë që pushtoi globin. Pas dy muajve normal, dhjetë të tjerët ishin një sfidë e vështirë që ndodh njëherë në shekull.

Por shqiptarët, ashtu si edhe gjithë njerëzimi, mbijetuam dhe po e mundim të keqen. Ekonomia mbijetoi në saj të sakrificave të fermerëve, ndërtuesve dhe turizmit. Sistemi shkollor mbijetoi në saj të përkushtimit të mësuesve, nxënësve, studentëve e prindërve. Sistemi shëndetësor u bë avangarda e shërbimeve publike dhe shpëtoi mijëra jetë njerëzore, në saj të titanizmit të mjekëve e infermierëve, këtyre promethenjve të shëndetit. Për të gjithë shpreh sot mirënjohjen dhe urimet e mia më të përzemërta.

Dashuria njerëzore, solidariteti dhe humanizmi u shfaqën si rrallë ndonjëherë në historinë tonë dhe të njerëzimit. Të goditur, por të paepur; të mbyllur në vatrat familjare, por me zemra të hapura; të prekur në të ardhurat e kursimet, por jo në bujarinë tonë; të kufizuar nga kënaqësitë e jetës, por optimistë se po hyjmë në një vit që do të jetë i bukur sepse do të jetë normal. Le t’i lemë të treten kujtimet e vështirësive që kaluam dhe të gëzojmë se në horizont po duken ditë të bukura për të gjithë!”, shkruan Ruçi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Merr flakë apartamenti në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë

Një apartament në "Zog të Zi" në Tiranë është përfshirë në flakë paraditen e sotme. Zjarri është izoluar ndërsa raportohet vetëm...

“Romancat fitojnë”/ Rikja ironizon çiftet në BBV3: S’kam ardhur këtu të bëj pllaq-plluq

Edhe në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP”, çiftet kanë arritur që të marrin një vëmendje të madhe nga publiku. Megjithëse tashmë...

Fabrika false e parave i bën gjëmën bizneseve, hedh në treg shumën marramendëse

Katër burra prodhuan monedha të falsifikuara me vlerë të madhe në dollarë. Ky është një nga rastet më të mëdha të zbuluara të tridhjetë...

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i (VIDEO)

Ai është njëri nga rap-artistët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili tashmë shquhet për hitet që ka...

Java e pashkës katolike/ Besimtarët përgatisin vezët e kuqe

Kjo është java e shenjtë e besimtarëve katolikë që kulmon të dielën e pashkës. Kjo e enjte shënon ditë e parë të treditëshit të...

Lajme të tjera

Web TV