Si do të festojë bota vitin e ri? As fishekzjarrët nuk do të lejohen!

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Me fillimin e numërimit mbrapsht deri në hyrjen zyrtare të ditës së parë të vitit 2021, shumë vende janë në pritje që të fillojnë të festojnë.

Megjithatë kufizimet që janë vendosur si pasojë e pandemisë COVID-19 kanë penguar, në gati çdo vend, organizimin e festimeve të zakonshme.

Në Sidnei, Australi, grumbullimet gjatë natës së vitit të ri janë të ndaluara. Më shumë se një milion qytetarë shohin zakonisht fishekzjarrët, teksa këtë vit vetëm personat afër qendrës së qytetit do të jenë në gjendje të dëshmojnë skenën festive.

Tokio ka ndaluar çdo festë apo event të ngjashëm, kurse kryeqyteti i Kinës nuk do të lejojë shfaqjet e zakonshme të fishekzjarrëve.

E njëjta gjë do të shihet edhe në Moskë apo Berlin, ku çdo event është paralizuar për të parandaluar grumbullimet që mund të çojnë në shtim të rasteve me të infektuar.

Ndërkohë edhe Franca nuk do të organizojë asnjë festim, pasi do të qëndrojë në shtetrrethim të plotë deri më 31 janar.

Gjithashtu, Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet që e ka të ndaluar plotësisht hedhjen e fishekzjarrëve gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Edhe në Rio de Zhanero, ku nata e Vitit të Ri është periudha më festive dhe më e famshme, nuk do të ketë festë.

Pandemia ka ndaluar festimet edhe në Shtetet e Bashkuara, ku në “Times Square” të New York-ut vetëm një numër i kufizuar personash do të lejohen të shikojnë fishekzjarrët./Bl.Ba/Fjala.al


Të fundit

E rëndë/ 17-vjeçarja vritet me thikë nga një 15-vjeçar, konflikti nisi në rrjetet sociale

Një vajzë 17-vjeçare humbi jetën, pasi u godit me thikë dje në Ivry-sur-Seine, një zonë në jug të Parisit....

“300 euro për person”/ 21-vjeçari nga Bangladeshi arrestohet në Kakavijë

Një 21-vjeçar nga Bangladeshi është arrestuar nga policia nga afërsi të Kakavijës, pasi u kap se po ndihmonte për kalimin kufitar 7 emigrantë të...

Kryeministri Rama publikon videon: Ja pamjet e terminalit të ri në Korçë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet nga terminali i ri i autobusëve dhe taksive në Korçë. Teksa ka postuar videon në fjalë, kreu i...

A e vranë shqiptarët nënën 20-vjeçare? Mediat britanike artikull plot urrejtje: Njihen për lidhjet me krimin

I veshur me një kostum të zi dhe me vajzën në krahë, 33-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos i ka dhënë lamtumirën e fundit 20-vjeçares me origjinë...

Ndahet nga jeta legjenda e boksit shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, legjenda e boksit shqiptar Ahmet Golemi. Golemi i cili ka qenë kampion boksi, është dënuar me 5 vite...

Lajme të tjera

Web TV