Supa e Vitit të Ri, receta e lehtë që nuk duhet t’i mungojë sonte tryezës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thjerrëzat simbolizojnë begatinë dhe pasurinë ndaj dhe në shumë kultura të ndryshme në mbarë botën, amvisat kujdesen që në ditët e para të vitit të ri të përgatisin një supë me përbërësin kryesor thjerrëzat.

E ngrohtë, e shijshme, kjo është një pjatë fantastike, e cila falë ushqyesve që ka plotëson në mënyrë perfekte normën ditore të organizmit për fibra, hekur dhe proteina.

Thjerrëzat janë një burim i shëndetshëm karbohidratesh, një ushqyes makro të cilin organizmi e transformon në glukozë dhe më pas në energji.

Më poshtë, AgroWeb.org ju sjell recetën fantastike të kësaj supe të thjeshtë dhe të shijshme, e cila përgatitet posaçërisht ditët e para të vitit.

Përgatitja e thjerrëzave në shtëpi

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4 persona)

2 filxhanë çaji me thjerrëza

1 filxhan kafeje me vaj ulliri

1 lugë kafe miell

1 karrotë

Spec djegës

1 thelpi hudhër

Gjysmë filxhan çaji me arra të thërrmuara

Uthull sipas dëshirës

Majdanoz

Përgatitja

Thjerrëzat pastrohen, lahen, u hidhet kripë dhe vendosen të zjejnë bashkë me karrotën e grira hollë.

Në një enë me vaj ulliri, kaurdiset pak miell, shtohet pak spec i kuq djegës, hudhrën e shtypur, arrat e thërmuarra dhe uthull.

Salca e përgatitur u hidhet thjerrëzave që kanë zier.

Kjo është një nga mënyrat e supës së vitit të ri me thjerrëza. Por mund t’i përgatisni edhe ndryshe.

Vihen në zjarr me qepë, karrota të prera në kubikë të vegjël, pak vaj ulliri dhe në fund u hidhet pjesa tjetër e vajit të ullirit, arrat e thërrmuara, hudhrat e shtypura dhe majdanoz i grirë hollë.

Për ta trashur pak lëngun mund të hidhet edhe një kokërr patate e cila, pasi zjen shtypet.

Vlerat Shëndetësore

Supa me thjerrëza është një burim i mirë proteinash dhe fibre. Çdo racion i kësaj supe përmban 11.1 gramë fibër që plotëson një pjesë të rëndësishme të dozës prej 25-38 gramë të fibrës që duhet të konsumoni çdo ditë.

Lexo edhe :  Koha për të thënë lamtumirë...çfarë thonë yjet për ju sot

Fibra i bën mirë sistemit tretës dhe zorrëve, duke parandaluar diarenë, konstipacionin dhe sëmundje të tjera të aparatit tretës.

Një racion me supë me thjerrëza plotëson pothuaj të gjithë nevojën tuaj ditore për hekur.

Të fundit

Po kalonte rrugën, makina hedh në erë këmbësorin në kryeqytet (Video)

Një aksident ka ndodhur sot në unazën e madhe të Tiranës, konkretisht, pranë zonës së liqenit. Mësohet se nga aksidenti...

“Prisja më shumë nga Rikja”/ Habit Spartak Ngjela, zbulon fituesin e “Big Brother Vip”

Avokati Spartak Ngjela njihet për analizat e tij politike, megjithatë nuk nguron të japë opinione edhe për botë ne spektaklit dhe show-bizz. Teksa ishte i...

Spiropali-Berishës dhe Metës: Hani thana, ndaj Altin Dumanit dhe SPAK

Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja Elisa Spiropali, ka shënjestruar ish-kryeministrin Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ajo u shpreh se të dy këta politikanë,...

“Këtu nuk është çmendur njëri, jemi çmendur të gjithë”/ Sula: Ky s’është parlament, por..

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, në fjalën e tij në Kuvend tha se Kuvendi është kthyer në një shtojcë të Republikës Kryeministrore. “Kjo që...

U arrestua nga policia zviceriane, reagon Soni Malaj

Ditën e djeshme, në media qarkulloi lajmi se këngëtarët Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasalliu, janë arrestuar nga policia zviceriane, ku u mbajtën...

Lajme të tjera

Web TV