Turqia merr komandën e forcës kryesore të NATO-s në 2021

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

NATO ka bërë të ditur se Turqia nga 1 janari i vitit 2021 do të marrë komandën e forcës së gatishmërisë së lartë të Aleancës.

“Ushtria turke të premten do të marrë drejtimin e Task-Forcës së Përbashkët të Gatishmërisë së Lartë (VJTF), duke vendosur mijëra ushtarë në gatishmëri. Turqia merr përsipër këtë forcë nga Polonia, e cila siguroi thelbin e forcës në vitin 2020”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Në VJTF, e cila është pjesë e Forcës së Reagimit të NATO-s, do të shërbejnë afërsisht 4.200 trupa nën Komandën e Brigadës së 66-të të Këmbësorisë së Turqisë dhe gjithsej 6.400 ushtarë, përfshirë njësi nga Shqipëria, Hungaria, Italia, Letonia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Sllovakia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA.

Më tej, NATO theksoi “investimet thelbësore” të Turqisë për njësinë e Aleancës, “veçanërisht në planifikimin e saj të kërkesave logjistike dhe municionit”.

“Modelet më të fundit të automjeteve turke të armatosura dhe raketave anti-tank janë caktuar për forcën”, shtoi NATO.

VJTF u themelua në vitin 2014 në një samit të NATO-s në Britani në përgjigje të ndryshimit të mjedisit të sigurisë, të tilla si aktivitetet de-stabilizuese të Rusisë në Ukrainë dhe trazirat në Lindjen e Mesme.
l.m/Fjala.al


Të fundit

“Topi i Artë” / Zbulohen 10 kandidatët për fitoren e çmimit

Pasi u anulua para një viti për shkak të pandemisë, këtë vit “Topi i Artë” nuk do të anulohet....

Arrestimi i modeles greke zbulon rrjetin e fuqishëm të drogës, ja kush është shqiptari që e drejton

Një baron shqiptar fshihet mbrapa arrestimit të modeles greke Elena Polychronopoulou dhe partnerit të saj me 8 kg kokainë. I njohur me nofkën “Billy the...

Ish-mbreti i Spanjës përballet me ligjin, ja arsyeja

Elemente të reja shfaqen rreth problemeve të mundshme ligjore të ish-mbretit të Spanjës, Juan Carlos, lidhur me taksat e papaguara. Sipas gazetës “El País”, ish-monarku...

Manastirliu thirrje pedagogëve dhe studentëve: Vaksinohuni para datës 11 tetor

Në të gjitha universitetet publike dhe jopublike në vend, ka nisur vaksinimi për pedagogë e studentë, për të rritur aksesin në vaksinim, për mbrojtjen...

Ministria e Arsimit njofton masat, ja si do të zhvillohet mësimi

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, po merren masat që të respektohen protokollet e vendosura në kuadër të kufizimit të pandemisë...

Lajme të tjera

Web TV