Duke nisur nga sot, ja cilët janë telefonat ku WhatsApp nuk do të funksionojë më

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një version i ri i WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në shumë aparate celular nga 1 janari 2021. Pajisjet e vjetra Android dhe iPhone nuk do të suportojnë versionin e fundit të aplikacionit, duke i detyruar përdoruesit të ndryshojnë  sistemin e tyre operativ celular ose të blejnë një smartphone të ri.

Çdo iPhone që nuk ekzekuton  versionin iOS 9 ose më të ri, ose çdo telefon që nuk ekzekuton të paktën Android 4.0.3 nuk do të mund të hapë aplikacionin në pronësi të Facebook.

Kjo do të thotë që të gjitha modelet e iPhone deri në iPhone 4 nuk do të jenë në gjendje të mbështesin WhatsApp.

iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5S, iPhone 6 dhe iPhone 6S  kanë dalë në treg të gjithë para iOS 9, megjithatë përdoruesit ende mund të përditësojnë sistemin operativ nëse ende nuk e kanë bërë.

Shumica e dy miliardë përdoruesve të WhatsApp në të gjithë botën nuk do të preken nga ndryshimi, megjithëse ka të ngjarë të përfshijë disa milion njerëz në të gjithë botën.

Telefonat Android që do të humbasin programin e WhatsApp përfshijnë Samsung Galaxy S2, HTC Desire dhe LG Optimus Black.

Ju mund të shihni se çfarë programi përdor celulari juaj duke kontrolluar seksionin e cilësimeve. Për përdoruesit e iPhone, kjo mund të gjendet në Cilësimet-Të përgjithshme-Përditësimi i softuerit.

Telefonat që do të humbin mbështetjen e WhatsApp më 1 janar 2021:

iPhone 1-4

Samsung Galaxy S2

HTC Desire

LG Optimus Black

Motorola Droid Razr

Çdo Android i lëshuar para vitit 2010./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

‘Makinë 150 mijë euro, 23-vjeçe dhe plot operacione’, kush është konkurrentja e re e Për’puthen

Nga Gentian Thomai Rastësisht sot ndoqa një pjese te emisionit Per’Puthen ne Top Channel dhe po hynte nje vajzë e...

Haradinaj publikon videon emocionuese: Beteja për njohje të plotë kërkon një President të fortë, i gatshëm të ballafaqohem me Serbinë e Vuçiçit

Kandidati për President i Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar një video emocionuese të rrugëtimit të tij nga lufta për liri deri më sot. Haradinaj thotë...

Partia Demokratike cakton drejtuesit politikë për qarkun e Tiranës dhe të Kukësit

Partia Demokratike ka caktuar drejtuesit politikë për qarkun e Tiranës. Report Tv ka zbardhur listën e emrave të plotë. Ndërkohë në Kukës është caktuar...

Schumacher, surpriza më e madhe në Formula 1 për vitin 2021

Mbiemri legjendar Schumacher do rikthehet në sportin e Formula 1 për herë të parë pas 9 viteve, kur këtij sporti në vitin 2012 i...

Parashimi i yjeve për muajin shkurt nga astrologia Meri Gjini, ja cila është shenja më me fat

Në një intervistë në emisionin ”Rreze Dielli” në Report Tv astrologia Meri Gjini bëri parashikimin e yjeve për muajin shkurt. Ajo u shpreh se vështirësia...

Lajme të tjera

Web TV