Pas festave të fundvitit, katër çajra që ju ndihmojnë me tretjen dhe dhimbjet e stomakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sistem i shëndetshëm tretës nuk ka nevojë për pije të gazuara apo ushqime të shpejta e të përpunuara. Lista e pijeve dhe ushqimeve që duhen shmangur në të mirë të sistemit tretës është e gjatë. Gumëzhimat e stomakut, dhimbjet e kontraktimet janë një ndër treguesit e problemeve me këtë sistem. Në këtë artikull  do të mësoni për katër çajrat më të mirë që ofrojnë lehtësim të problemeve me stomakun. Çajrat e mëposhtëm funksionojnë në mënyrë perfekte kundër fryrjeve, gazrave dhe dhimbjeve.

Çaji i nenexhikut

Nenexhiku ka aftësinë të shërojë stomakun nga trazirat. Ai eliminon fryrjen, rregullon tretjen dhe largon gazrat nga stomaku. Një studim i Universitetit të Merilandit, të cilit i referohet AgroWeb.org, ka zbuluar se nenexhiku e nxit tëmthin të prodhojë lëngjet që tresin yndyrnat. Çaji i nenexhikut është ndoshta i vetmi çaj që mund të pihet rregullisht edhe gjatë ngrënies. Për një filxhan me çaj ju nevojiten të zieni 7-10 gjethe nenexhiku ose 1 lugë çaji nenexhik i tharë në 250 ml ujë. Nëse dëshironi mund të shtoni mjaltë.

Çaji i farave të koprës

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, farat e koprës janë ideale në trajtimin e një sërë problemesh me tretjen. Këtu përfshihet urthi, fryrjet, mungesa e oreksit dhe dhimbjet e barkut tek të miturit. Për përgatitjen e këtij çaji mund të zieni një lugë çaji me kokrrat e bluara të koprës në 250 ml ujë dhe ta pini atë rregullisht.

Çaji i xhenxhefilit

Xhenxhefili përdoret gjithmonë kundër fryrjeve dhe dhimbjeve të barkut. Për përgatitjen e këtij çaji ju mund të zieni dy lugë çaji me xhenxhefil të grirë në rende. Xhenxhefili duhet të ziejë për 3-5 minuta në 250 ml ujë. Nëse nuk ju pëlqen shija, çajin mund ta pasuroni me pak mjaltë dhe limon. Limoni mund të shtohet në çdo çaj sepse ul nivelin e aciditetit, shkruan ‘AgroWeb’.

Lexo edhe :  Java më e mirë e vitit, ja çfarë duhet të bëni/ Horoskopi 15-21 prill nga Jorgo Pulla

Çaji jeshil

Çaji jeshil përshkruhet si një nga çajrat më të shëndetshëm për njeriun. Ai përmirëson kujtesën, shkatërron qelizat kancerogjene dhe parandalon diabetin. Çaji jeshil është shumë i pasur me antioksidantë që përmirësojnë metabolizmin, ulin tensionin e gjakut dhe ndihmojnë në rënien në peshë.Ju duhet një lugë çaji me gjethe të thata të çajit  jeshil në 250 ml ujë. Bimët për çajra i blini në farmaci bimore ose në pikat ku shiten produkte bimore organike./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV