Si t`i ktheheni përditshmërisë dhe të menaxhoni stresin pas festave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fundi i vitit është periudha më e bukur për shumë njerëz. Qyteti dekorohet dhe shohim vetëm drita dhe pemë gjithandej. Çdo gjë duket sikur merr një pamje tjetër. Në këtë periudhë mundohemi të mos mendojmë për punën apo streset e përditshmërisë, por të fokusohemi te gjërat qe na bëjnë të lumtur, siç janë dhuratat apo festat që do kalojmë pranë njerëzve tanë të dashur. Por, çfarë ndodh kur festat mbarojnë dhe na duhet t’i kthehemi rutinës sonë? Rikthimi në përditshmëri pas festave te shumë njerëz shoqërohet me stres. Po ashtu, rikthimi në punë nuk është aq i thjeshtë pas festave dhe ca ditëve pushim. Më poshtë po ju japim disa këshilla se çfarë duhet të bëni për të menaxhuar stresin pas festave.

Jepini vetes të paktën një ditë kohë para se të riktheheni në punë

E keni parasysh shprehjen “Më duhet pushim pas pushimeve”? Kjo është pikërisht ajo që ju duhet për të shmangur stresin. Jepini vetes pak kohë pas festave për t’u kthyer në normalitet. Merruni pak me shtëpinë dhe dalëngadalë rikthehuni në rutinën e përditshmërisë, por duke gjetur kohën për t`u relaksuar. Kjo gjë do ta bejë rikthimin në punë më pak stresues.

Mos e mbingarkoni veten me punë

Bëjeni rikthimin në punë sa më të thjeshtë për veten tuaj. Mos u zhysni në punë. Merruni vetëm me gjërat me urgjente, të paktën javën e parë. Bëjni gjërat me radhë, kështu do të jeni edhe më frytdhënës në punën tuaj.

Mos e anashkaloni argëtimin

Stresi pas pushimeve mund të jetë i zakonshëm nëse i përvisheni menjëherë punës dhe harroni gjërat që ju argëtojnë. Mundohuni që të mos i anashkaloni gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë. Dilni me miqtë, bëni një shëtitje, shikoni serialet tuaja të preferuara, bëni çdo ditë diçka që do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Kjo do të ndikojë pozitivisht në gjendjen tuaj shpirtërore dhe do të ndiheni energjikë dhe të lumtur edhe pse festat dhe pushimet kanë mbaruar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Leipzig triumfon ndaj Frankfurt dhe fiton Kupën e Gjermanisë në vitin e dytë radhazi

Leizpigu për të dytin vit radhazi fitues i Kupës së Gjermanisë. Klubi gjerman në pronësi të markës së famshme...

Basha: U tërhoqa se nuk doja luftë, PD do të bëjë ndryshimin me mbështetjen e SHBA

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Lezhë, ku është shprehur se tërheqja e tij nga politika, u bë...

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Është rritur numri i të plagosurve nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit ku...

Rrëzohet te Mali i Robit, humb jetën turistja polake

Një shtetase polake 83-vjeçare në afërsi të një hoteli në Kavajë është rrezuar aksidentalisht në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Pas rrëzimit në...

Tjetër “divorc” tek Los Blancos, Hazard do të largohet nga klubi në fundin e këtij sezoni

Në një ditë me lamtumirë “yjesh”, surpriza vjen nga Spanja: Eden Hazard largohet nga Reali i Madridit. Marco Asensio ishte i pari, më pas...

Lajme të tjera

Web TV