Një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit në ditën e parë të vitit 2021, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Një 76-vjeçar nga Vushtrria s’ka arritur të përballojë luftën me virusin.
Ndërkohë janë testuar gjithsej 1.224 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 174 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 445 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 41.852 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.314.