Kosova siguron 500 mijë vaksina anti-Covid nga Pfizer

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kosova ka siguruar 500 000 vaksina anti COVID nga Pfizer. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave ua kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta.

Siç e kemi bërë të ditur edhe më herët, MSh ka qenë e angazhuar prej muajsh në shumë drejtime për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që kemi ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së shëndetit publik të tyre.

Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë mbesin të përkushtuara që qytetarëve tanë t’u sigurojmë mbrojtje përmes vaksinimit gjithëpërfshirës kundër Covid-19”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se krahas kësaj, Kosova do të marrë nga mekanizimi Covax edhe 360 000 vaksina falas për 20 për qind të popullatës.

Vaksina do të sigurohen për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së. Vaksina kundër COVID-19, do t’u jepet falas qytetarëve të vendit tonë”, ka thënë ai./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3712827858764067

Të fundit

Greqia jep lajmin e mirë për 65 mijë vende pune, përfitojnë shqiptarët

Janë vendosur rregulla dhe është krijuar regjistri i punonjësve sezonalë në vend, shumica prej të cilëve janë shqiptarë. Është publikuar...

Surprizon Enca: Virgjërinë nuk e humba, e kam dhuruar

Enca ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory së fundmi ku ka zbuluar shumë të pathëna rreth jetës private. Një nga ndjekësit i ka...

Rama: Braçe është opozitë, sikur të varësh një mace në qafe

Kryeministri Edi Rama teksa fliste për skemën e subvencionimit të karburantit, pohoi se opozitari më i madh që ka për këtë çështje është zëvendëskryeministri...

Hyri me të kuqe në semafor, policët i thyejnë 3 brinjë të riut shqiptar

Një i ri nga Kosova ka përfunduar në spital, pasi është dhunuar nga policia, e cila pretendon se e ka dhunuar gjakovarin, vetëm se...

Fjolla Morina reagon për herë të parë nga arratia dhe ka një mesazh për politikanin e njohur

Prej disa javësh, këngëtarja Fjolla Morina është në kërkim nga policia. Ajo u arratis ndërkohë që ishte në arrest shtëpie, në një banesë me...

Lajme të tjera

Web TV