Masa të reja shtrënguese si kurrë më parë/ Gjermania zgjat izolimin deri më 31 janar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtimi i rasteve të reja me Covid-19  në ditët e fundit ka detyruar kancelaren gjermane Angela Merkel dhe liderët e shteteve federale të vendosin për një zgjatje të gjendjes së izolimit deri në fund të muajit janar dhe shtimin e masave të tjera shtrënguese.

“Ne duhet të reduktojmë sa më shumë të mundemi kontaktet pasi kemi parë se nuk ia kemi arritur të ulim incidencën e koronavirusit në javët e fundit, në nivelet që do të kishim dëshiruar”, u shpreh Merkel para gazetarëve.

Në masat e reja parashikohet dhe ndalimin i udhëtimeve jo të domosdoshme i rezidentëve të zonave më të goditura nga pandemia në Gjermani. Mundësia e tyre për të lëvizur do të jetë vetëm brenda një rrezeje 15 km.

Dyqanet dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të muajit. Po ashtu dhe shkollat të cilat do të kalojnë në mësimin online.

Kufizimet në takimet private do të kufizohen në një person tjetër nga jashtë shtëpisë.

Të martën, agjencia e kontrollit të sëmundjes së Gjermanisë tha se 11,897 raste të koronavirusit u konfirmuan në 24 orët e fundit, nga 9,847 të regjistruara të hënën.

Të fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori. Ja ku ndodhet

Një lajmi mirë vjen nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u vendos se një shesh në Tiranë...

Një zakon i thjeshtë i përditshëm që mund të përmirësojë kujtesën

Studiuesit shikuan se cilat zakone të përditshme mund të përmirësojnë kujtesën tonë dhe dolën me një shumë të thjeshtë dhe të lehtë. Përveç fjalëkryqeve dhe...

Heidi dhe Romeo shkëmbejnë puthje pasionante në lavanderi

Romeo dhe Heidi duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin dhe të kaluarën e kanë lënë pas. Teksa mbrëmjen e djeshme dyshja është parë...

SPAK arreston disa zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

Disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të SPAK. Midis të arrestuarve, është Mariglen Qato dhe Redi...

Ky model flokësh do të bëjë “namin” këtë sezon pranverë-verë

Ka një vend të veçantë në zemrat tona për modelet e flokëve që janë të lehta dhe të shpejta, pa mundim, duken sikur kemi...

Lajme të tjera

Web TV