Masat anti Covid/ Braçe nge alarmin: Shkelja gjatë festave na rrezikon të gjithëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv. kryeministri Erion Braçe është shprehur i indinjuar për mënyrën se si një pakicë në vend ka shkelur hapur masat anti COVID, duke i rrezikuar të gjithë. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shprehet i revoltuar për atë që kanë bërë njerëzit gjatë festave të fundvitit.

Asgjë nuk ka mbaruar, jemi të rrezikuar po aq sa më parë nga koronavirus! Egoizmi idiot dhe toleranca kriminale për një çik festa jashtë shtëpie, një çik Korçë, një çik borë, do na godasë sërish! Rreziku është po me ne, me gjyshërit, prindërit e fëmijët! Nuk iku me vitin 2020! Boll u sollëm sikur nuk ka ndodhur asgjë! 1199 ndër ta, ndër ne që u shuan prej koronavirusit, janë dëshmia më e fortë se asgjë nuk ka mbaruar e se jemi ne problemi! Egoizmi ynë deri në papërgjegjshmëri ekstreme.

Ajo që kemi bërë në ndërrim të viteve e në ditët e para të Vitit të Ri, shpërfill poshtërsisht sakrificat e çdo shqiptari që dëgjon e respekton rregullat, bindet e sillet me përgjegjshmëri, sakrificat e çdo mjeku, infermieri, laboranti e farmacisti që çdo ditë e kalon prej 10 muajsh më të infektuar e mes infeksionit duke rrezikuar jetën e tij e të familjes“, shkruan Braçe.

Më tej ai kujton sakrificën e të gjithëve, kujtdo që po sakrifikon ekonominë e tij, paratë e tij në një situatë ku hapja vlen për punën, asfarë për qefin! “Britania u mbyll dje plotësisht, plotësisht, për herë të tretë; Gjermania qëndron e mbyllur; Italia ishte e mbyllur plotësisht dhe mezi po merr frymë duke kombinuar masa me ngjyra etj etj! Ne qëndruam hapur thuajse-mbeti jashtë veç jeta e natës, veç festat e natës!

Por e gjitha shfrytëzohet keq, për qejf për shumë, për para për shumë të tjerë! Ndërkohë që kishte e ka një prioritet: hapur për punë e punën, shkollat! Mbyllur për festat por sfiduar keq nga paligjshmëria e papërgjegjshmëria e një pakice që i ka dhënë statusin vetes të bëjë si i teket dhe tekat t’i kthejë në qejf“.

Lexo edhe :  "Çmendet" moti, breshër dhe stuhi në Tiranë

Sipas zv.kryeministrit, “Një pjesë edhe prej administratës publike, e cila duhet të ishte shembulli në respektin ndaj rregullave e ligjit, dua shumë që sot të mos jenë lëshuar nëpër zyra siç virusi nëpër festat e tyre private! Vështirësia e tre javëve që sapo nisën vjen prej tyre! S’ua kishte kurrkush borxh pasojën e mërzisë nga jeta pa festa një Vit të Ri. Egoizëm neveritës“./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Veliaj publikon videon e veçantë me të birin: Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka uruar 1 qershorin të gjithë fëmijëve. Teksa ka publikuar një...

Historia e urës së Bruklinit dhe parada e elefantëve

Për t'u provuar njujorkezëve se ishte e sigurt, Ura e Bruklinit u testua nga një paradë e kafshëve të rënda ekzotike: elefantëve, dromedarëve dhe...

Lindi më 1 qershor 1926/ Merlin Monro, misteret e vdekjes se seks simbolit amerikan

Nga Leonard Veizi Ishte 36 vjeç dhe si shumë të tjerë dhe vuante nga insomnia, një term mjekësor që tregon pagjumësinë. Për këtë merrte qetësues...

Dy komisariate ndryshojnë varësinë, vëmendje krimeve kibernetike dhe problemeve në…

Me fillimin e muajit Qershor policia e shtetit ka zyrtarizuar disa ndryshime ne menyrën e organizimit të punës së  saj. Prej kësaj të enjte komisariati...

SHBA/ Mike Pence pritet të shpallë kandidaturën për president javën e ardhshme

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence po planifikon të hyjë në garën për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, sipas mediave të huaja. Pence, i cili...

Lajme të tjera

Web TV