Meta: Qytetarët e qarkut të Vlorës meritojnë vëmendje dhe sqarime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur përmes një konference për mediat akuzave të kryeministrit Edi Rama se kreu i shtetit ka bllokuar autorizimin e negociimit të një huaje me vlerë 30 milionë dollarë për rehabilimitin e aksit Vlorë-Orikum.

Meta tha se mashtrimet e kryeministrit Edi Rama nuk meritojnë komente, por deklarata e tij është për qytetarët e Vlorës që janë keqinformuar nga kryeministri.

Sipas Metës, qeveria ka gënjyen Kuvendin për huanë, duke i deklaruar se do të përdorej për ndërtimin e lotit të katërt të rrugës së Lumit të Vlorës, ndërkohë që më herët kishte vendosur të ndërpriste huan për këtë investim.

Sipas tij, Presidenti e shpalli ligjin vetëm pak ditë pasi u miratua nga Parlamenti më 21 shtator 2021.

“Qytetarët e qarkut të Vlorës meritojnë vëmendje dhe sqarime, pavarësisht se e dinë shumë mirë nga përvoja e tyre prej 8 viteve peshën e fjalëve të secilit. Jam për të përmendur disa fakte të papërgjegjshmërisë së kryeministrit për disa akuza propagandistike që ka bërë në Vlorë.

Kuvendi i Shqipërisë më datë 21 shtator 2020 i ka përcjellë Presidentit të Republikës ligjin për financimin e projektit të rrugës së lumit të Vlorës. Ky ligj është miratuar më 17 shtator 2020.

Presidenti i Republikës e shpalli këtë ligj menjëherë më 22 shtator pasi shqyrtoi me vëmendje praktikën parlamentare nga ku rezultonte se qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Financave, i kishte kërkuar fondit saudit zgjidhjen e marrëveshjes së huas.

Fondi Saudit përmes letrës i kthen përgjigje: Në vijim të letrës suaj, duam të informojmë të zgjidhim marrëveshjen e huas. Është e qartë që fondi saudit ka pranuar një propozim të palës shqiptare.

Kjo ndërprerje për financimin e lumit të Vlorës. Këto punime premton qeveria në Parlament do të jenë të plota kur kjo rrugë të përfshijë edhe bashkia e Selenicës. Pra, qeveria thoshte në Kuvend se do të vijonte projektin me fonde të tjera.

Lexo edhe :  Durrësi qyteti më i nxehtë i Ballkanit/Betoni dhe ndërtimi shkak për temperaturat e larta

Madje, Presidenti u befasua që ky projekt nuk do të bëhej me hua. Vetëm 7 ditë më vonë, më datë 29 shtator, Ministria e Financave i paraqet një kërkesë Presidentit ku i kërkohet plotfuqishmëri për një tjetër hua po me fondin saudit për rrugën Vlorë-Orikum. Presidenti mësoi se kjo marrëveshje ishte miratuar në Këshillin e Ministrave më 23 shtator. Rezultoi që Presidentit i kërkohej të lëshonte plotfuqishmëri kur më parë duhej të merrte një autorizim.

Ajo që është e rëndë është se përfaqësuesit e qeverisë kanë gënjyer në Kuvend, kur kanë deklaruar se huaja do të merrej për lotin e katërt të lumit të Vlorës, kur huaja do të transferohej për një tjetër projekt. Çfarë bëri Presidenti që pengoka sipas kryeministrit këtë hua. Më 6 tetor, Presidenti i drejtohet Ministrisë së Financave dhe Ministrisë për Punët e Jashtme ku ministër ishte Rama.”, deklaroi Meta.

Të fundit

Protesta e Rithemelimit pranë Bashkisë, reagon Ambasada Amerikane: Dënojmë aktet e dhunës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dënuar aktet e dhunshme të kryera nga opozita gjatë...

Anketa, 65 për qind e mësuesve në arsimin 9-vjeçar nuk përdorin TIK në procesin mësimor

Një anketë në 43 shkolla të arsimit fillor dhe bazë, që bëjnë pjesë në Programin “EU4Schools”, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga PNUD...

Përmbytjet në Dubai/ A ka lidhje “mbjellja artificiale e reve” me stuhinë e shekullit?

Një stuhi goditi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin këtë javë duke sjellë reshje rekord që përmbytën autostrada, përmbytën shtëpi, trafik të bllokuar nga...

Kamionë dhe makina të përfshira/ Aksident masiv te Kthesa e Rinasit, çfarë ka ndodhur

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme tek Kthesa e Rinasit. Në aksident janë përfshirë disa makina dhe kamionë. Nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa...

Parkim publik me energji diellore në Durrës, Rama ndjek nga afër punimet

Një parkim modern multifunksional po ndërtohet në Durrës, në shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe në funksion të sezonit turistik, kur Durrësi po...

Lajme të tjera

Web TV