7 antibiotikët më të fuqishëm të natyrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë 7 ushqime dhe erëza të cilat në sajë të vetive antibakteriale dhe antivirale, datojnë që nga mesjeta si antibiotikët natyralë më të fuqishëm. Bëhet fjalë për veti antibiotikë super pastrues, të cilët shkatërrojnë bakteret dhe stimulojnë trupin që të funksionoj më mirë.

Uthulla e mollës– Uthulla e mollës përmban nivele të larta të acidit acetik dhe malik, si dhe vitamina, minerale dhe aminoacide. Disa nga përbërësit aktivë në kësaj uthulle janë fibra të tretshme në formën e pektinës, vitaminës A, vitaminës B6, vitaminës C, vitaminës E, tiaminës, likopenit, niacinës, acidit pantotenik, riboflavinës dhe beta-karotinës. Uthulla përmban minerale të tjera si natriumi, fosfori, kaliumi, kalciumi, hekuri dhe magnezi. Të gjitha këto substanca të fuqishme punojnë së bashku dhe e bëjnë uthullën e mollës shumë efektive si tonik antiviral, antibakterial dhe antifungale.

Hudhra– Hudhra është përdorur për mijëra vite me radhë për të ndihmuar në luftimin e një numri të madh të sëmundjeve. Hudhra prodhon një kimikat të quajtur alicinë, e cila i jep aromën e saj të fuqishme dhe e bën atë efektive si një ushqim antibakterial dhe antiviral. Një studim shkencor i kryer në 146 të rriturve tregoi se marrja e dozave të larta të alicinës për 12 javë ul shanset e ftohjes me 64%, dhe nëse do të ndodhte një ftohje, simptomat ulen me 70% në grupin e studimit.

Xhinxheri- Xhinxheri është një rrënjë shumë e fuqishme dhe aromatike. Era aromatike e saj vjen nga vajrat thelbësorë dhe përbërësit fenolikë si xhinxheroli dhe shaoli që gjenden në të. Xhinxheri rrit lëvizjen në traktin gastrointestinal. Gjithashtu ka veti analgjezike, qetësuese, anti-inflamatore dhe antibakteriale.

Rrënjë rrepe të bardhë– Rrënja e rrepës së bardhë është provuar që të funksionojë si antibiotik aktiv kundër një shumëllojshmërie bakteresh. Konsumi i saj mund të luftojë që nga infeksionet e sinusit, zorrëve, fshikëzës dhe lëkurës. Ka një përmbajtje të lartë squfuri, e cila kontribuon në vetitë e saj antibiotike. Përdoret gjithashtu edhe për largimin e parazitëve nga trupi. Po ashtu konsiderohet si një stimul i sistemit imunitar, që nxit shtimin e numrit të qelizave të bardha të gjakut. Ndër të tjera është një antioksidant i fuqishëm, i cili ndihmon për të luftuar stresin.

Lexo edhe :  Çfarë ndikimi ka kafeja e zezë (turke) në shëndetin tonë

Qepa– Për shekuj me radhë, qepët janë përdorur për të zvogëluar inflamacionin dhe për të trajtuar infeksionet. Një përbërje e fuqishme e quajtur kuerketinë që gjendet në qepë luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit. Qepët eliminojnë radikalet e lira, duke zvogëluar kështu rrezikun e shfaqjes së ulçerave të stomakut. Fitokimikatet që gjenden në qepë përmirësojnë thithjen e vitaminës C nga trupi, gjë që çon në aktivitet më të mirë të sistemit imunitar.

Speca djegës të kuq të fryrë– Këto lloj specash janë ndër më djegëset në botë dhe kjo veti e bën shumë të dobishme për shëndetin. Specat e llojit Habaneros përmbajnë një element të quajtur kapsaicinë. Kapsaicina stimulon qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin, gjë që lufton të ftohtin dhe infeksionet e sinusit. Ato përmbajnë gjithashtu sasi të konsiderueshme të vitaminës C, madje edhe më shumë se agrumet!

Shafrani i Indisë- Ka përbërje shumë të fuqishme të quajtura kurkuminoide, më e rëndësishmja prej të cilave është kurkumina. Shafrani i Indisë ka efekt të fuqishme anti-inflamator dhe është një antioksidant shumë i fuqishëm. Kurkumina është një substancë bioaktive e cila lufton inflamacionin në nivelin molekular duke bllokuar hyrjen e molekulave të caktuara dhe duke mos lejuar prishjen e funksionimit të duhur të qelizave./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2024

Ekonomia shqiptare do të rritet me 3.1% në vitin 2024. Me këtë parshikim, Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka ulur pritshmëritë...

“Marrëdhënia Meta-Kryemadhi”/ Ngjela zbërthen skemën: Bashkëpunim kriminal, jo erotik

Analisti Spartak Ngjela ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News këtë të enjte. Ai i cilëson pjesë të një loje  deklaratat e fundit...

Pas temperaturave të larta, ky qytet ‘pushtohet’ nga breshëri dhe shiu

Pas temperaturave të larta, zona e Mirditës është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe nga breshëri. Pothuaj i gjithë territori i Shqipërisë është...

Tensionet në Lindjen e Mesme, ja parashikimi i frikshëm i Baba Vangës

Mediat e huaja kanë rikthyer profecitë e Baba Vangës për vitin 2024, pas ndezjes së situatës në Lindjen e Mesme. Baba Vanga, e lindur si...

Do të kandidojë për kryeministër? Ja si përgjigjet Agron Duka

Agron Duka, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka komentuar situatën politike në vend dhe situatën brenda opozitës. Ai tha se opozita duhet të...

Lajme të tjera

Web TV