Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur ditë sot me një tjetër video. Basha akuzon kryeministrin Rama, që sipas tij nuk mbajti premtimin e bërë në vitin 2013 për uljen e borxhit publik.
Në videon ilustruese thuhet se kjo nuk ndodhi, madje pas 2013 borxhi u rrit më shumë. Ndërkaq, kryedemokrati thekson më tej se është koha për ndryshim dhe shpresë.
“Rama kujdeset vetëm për veten. Është koha për ndryshim dhe shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruan Basha./Bl.Ba/Fjala.al