Vrasja e Armando Baboçit dhe plagosja e dy të tjerëve, arrestohet autori i dyshuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas më shumë se tre muajsh nga vrasja e Armando Baboçit në Durrës, policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të kësaj ngjarje. Sipas policisë në pranga është vënë E. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës. Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. (Gj). dhe u plagosën shtetasit E. Gj. dhe E. T”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Pse më sheh” ka qenë ky motivi i sherrit masiv, ku një grup prej 5 personash të konfliktohen fizikisht me sende të forta dhe më pas me armë, duke vrarë 39-vjeçarin Armando Baboçi (Gjini) dhe duke lënë të plagosur djalin e tij, Erald Gjini 19-vjeç.

Të arrestuar për këtë ngjarje janë Klodian Daci, 20 vjeç, Henri Tatasi, 23 vjeç dhe Sergio Tatasi, 20 vjeç, banues në Durrës.

Ka qenë Klodjan Daci i cili ka qëlluar me armë babë e bir, Armando Baboçi (mban mbiemrin e gruas) dhe Erald Gjini. 39-vjeçari mori plumb në bark, e për pasojë humbi jetën ndërsa djali ka marrë plagë në duar, jashtë rrezikut.

Ndërkohë, te spitali i Traumës në Tiranë ndodhet një tjetër i plagosur. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin me inicialet H.T., kushëri me të arrestuarit, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet ende./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Upss kaq ishte! Ndahet çifti i ‘Për’puthen’ Saide dhe Gerti

Gerti dhe Saide, në Ditën e të Dashuruarëve u deklaruan për njëri-tjetrin në emisionin ‘Për’puthen’. Nga disa kërkime të bëra...

Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 Korriku, ja sa do të jetë shtesa

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin...

Gazetari bën paralajmërimin e frikshëm: Serbia është gati të sulmojë Policinë e Kosovës

Gazetari Venhar Isufi tha në një intervistë televizive se grupi që po trajnohet nga xhandarmëria serbe në Rashkë janë një grup më profesional, me...

Plas skandali, okulistja i ngatërron numrin e syve qytetares tek “Iraniani”

Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë te një okuliste te Poliklinika e Specialiteteve Nr.1, ‘Iraniani”, shkoi dhe bëri...

Albano Bogdo ‘thumbon’ Robert Berishën për Nora Istrefin, moderatori habit me përgjigjen

Konkurrentët e “Ferma VIP” janë vënë përballë disa pyetjeve pikante në sfidën “E vërtetë ose Dënim”. “Ne të dyve na pëlqen shumë kënga  “Ana” të...

Lajme të tjera

Web TV