Deputetja e Partisë Socialiste Elona Gjebrea do jetë e ftuar sot në orën 18.30 në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” në FJALA TV. Ajo do të bëjë një bilanc të vitit politik 2020 dhe pritshmëritë për vitin 2021.
Gjebrea do të flasë për mënyrën se si funksionoi qeverisja socialiste, problemet që ka hasur si dhe raportet me opozitën. Si janë menaxhuar ngjarjet e paparashikueshme si tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia e covid 19.
Gjebrea do flasë edhe për pritshmëritë e vitit 2021, veçanërisht për zgjedhjet e 25 prillit.
Si pritet të jenë këto zgjedhje dhe arsyet përse duhet të votohet PS për një mandat të tretë. Këto dhe të tjera, na ndiqni në një intervistë me deputeten e PS, Elona Gjebrea.
Na ndiqni LIVE sot në 18.30 në “FJALA TV” në live stream, facebook dhe youtube. Një “Hard Talk” që nuk duhet të humbisni.
l.m/Fjala.al