Thomas Stevens, si i ra botës përreth me biçikletë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 7 dhjetor 1887, Thomas Stevens përfundon udhëtimin e parë rreth botës me biçikletë; kjo është një nga ato ngjarje kur njeriu i bën pyetje vetes – Vërtetë ka ndodhur?

Thomas e filloi udhëtimin në prill 1884. Ai u nis me biçikletë nga San Francisko në Boston; me anije shkoi në Angli; përsëri me biçikletë; me anije e përsëri me biçikletë nëper Francë, Gjermani, Austri, Hungari dhe Ballkan; aty shlodhet mes njerëzve të cilët kishin dëgjuar për Amerikën; ata e pyesnin dhe ai u përgjigjej; priti pastaj derisa të arrinin njoftimet se rrugët ishin të lira nga banditët dhe me biçikletë kalon nëpër Anadoll, Armeni, Kurdistan, Irak, dhe Iran, ku e zë dimri dhe qëndron mysafir i Shahut.

Kur moti u ngroh, Thomas mori një avullore në Konstandinopojë dhe prej andej në Indi; një tjetër avullore e çoi atë nga Kalkuta në Hong Kong dhe Kinën jugore; kalon me biçikletë në Kinën lindore, dhe merr anijen për në Japoni. Pjesa me biçikletë e udhëtimit të tij nëpër botë përfundon më 17 dhjetor 1886 në Yokohama. Thomas Stevens u kthye me anije në San Francisko në janar 1887.

Gjatë gjithë udhëtimit ai dërgonte letra a raporte të hollësishme për revistën Harper; këto shkrime më pas u përmblodhën në një libër dy-vëllimesh prej rreth 1 mijë faqesh “Around the World with a bicycle”. Një kopje e botimit të parë të këtij libri sot kushton rreth 400 dollarë.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

Lajme të tjera

Web TV