Brivio “braktis” Moto GP, shtegton nga motori i “Suzuki”-t, tek makina e “Renault”

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Davide Brivio largohet nga projekti “Suzuki” në Moto GP, për të marrë drejtimin e ekipit të “Renault” në Formula 1. Njeriu vendimtar në suksesin e Suzukit dhe atë të Joan Mirit në sezonin e kaluar, tashmë do të jetë shefi i ri i Fernando Alonsos.

Ishte një mundësi që ishte përfolur për disa ditë dhe tashmë është një realitet. Davide Brivio merr drejtimin e skuadrës “Alpine Renault” në Formula 1 dhe lë postin e tij si menaxher i “Suzuki Racing” në MotoGP.

Skuadra japoneze e ka bërë zyrtare largimin e italianit, gjë që e ve automatikisht atë përpara një sfide të re, për të gjetur zëvendësuesin e tij. Në këtë mënyrë, njeriu vendimtar në suksesin e “Suzuki”-t, i cili ka ndihmuar për ta shpallur Joan Mirin “kampion bote” në Moto GP, bëhet shefi i ri i Fernando Alonsos. Ky është një vendim i drejtpërdrejtë është marrë nga presidenti i “Renault Group”, Luka de Meos, i cili ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Brivio, për një kohë të gjatë tashmë.

Prandaj, ai donte t’i besonte atij projektin e ri “Alpine”, i cili, në fund të fundit, kërkon rilindjen e markës së diamantit, për shkak të emblemës së “Renault”, në Formula 1. Brivio ende nuk ofron detaje për detyrën e re, por ai i bën të qarta arsyet e largimit të tij nga “Suzuki”. “Një sfidë e re profesionale, një mundësi e re, të cilën kam vendosur ta pranoj, – ka deklaruar ai.

“Ishte një vendim i vështirë, veçanërisht të largohesha nga grupi përrallor i njerëzve me të cilët kam punuar te “Suzuki”, – ka vijuar ish-drejtuesi i skuadrës japoneze që shijoi një triumf të dyfishtë në Moto GP këtë sezon. – Ndihem i trishtuar për këtë, por nga ana tjetër kam një motivim të madh për këtë sfidë të re. Diçka që ka qenë thelbësore kur unë duhej të zgjidhja midis rinovimit të kontratës sime me “Suzuki” ose fillimit të një eksperience krejtësisht të re.”

Lexo edhe :  Tenis, kaos në “Australian Open 2021”, izolohen 600 vetë për shkak të Covid-19

l.m/Fjala.al

Të fundit

Manastirliu për arrestimet tek ‘’Shefqet Ndroqi’’: I shkojmë deri në fund çrrënjosjes së korrupsionit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka komentuar valën e arrestimeve tek ‘’Shefqet Ndroqi’’ pas zbulimit të skandalit me sanitaren...

“Duarartë e i papërtuar”, humb betejën me Co*id-19 punonjësi i Kadastrës Shqiptare

Humbet betejën me koronavirusin punonjësi i Kadastrës Shqiptare Flamur Muçollari. Lajmin e trishtë e bën me dije ky Kadastra Shqiptare në Facebook, duke shkruar se...

“Kemi siguruar 1.6 milionë doza vaksinash”, Rama-qytetarëve: Mos u dyndni me ilaçe

Kryeministri Edi Rama, në konferencë për mediat, ka folur për sistemin shëndetësor shqiptar në kohën e pandemisë. Rama iu bëri thirrje shqiptarëve që të mos...

Balla: Integrimi, “ylli polar” i Shqipërisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Taulant Balla, mori pjesë në konferencën shkencore “Pandemia dhe...

Sistemi shëndetësor, Rama: Dy punësimi i mjekëve në spitale publike e private merr fund

Kryeministri Edi Rama ka thënë se mjekët nuk do të lejohen që të punojnë njëkohësisht në spitalin publik dhe atë privat. Në një konferencë për...

Lajme të tjera

Web TV