Komploti kundër qeverisë së përkohshme që çoi në dënimin e Beqir Grebenesë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Në 9 janar të vitit 1914, pati një gjendje shtet-rrethimi në Vlorë pas zbulimit të një komploti për të përmbysur qeverinë e përkohëshme dhe për të penguar ardhjen e princ Vidit. Nga hetimet doli se komploti ishte organizuar nga një grup i quajtur Komiteti Shqiptar në Stamboll, në bashkëpunim me një grup turqish të rinj të udhëhequr nga major Beqir Grenebea, i cili kishte ardhur në Vlorë si përfaqësues zyrtar i Turqisë në Shqipëri.

Ky Komitet kishte pajisur me fonde dhe armë rreth 200 turq, shumica me origjinë shqiptare; ata mbërritën në Vlorë me një avullore austriake për të shpallur si Sovran të Shqipërisë, Izet pashën (ish-ministër lufte në perandorinë osmane), edhe ky me prejardhje shqiptare. Por në përpjekje për të zbarkuar në Vlorë, 200 turqit u arrestuan nga xhandarët holandezë me urdhër të qeverisë së përkohëshme, në marrëveshje me Komisionin e Kontrollit.

Grenebe dhe shokët e tij u nxorrën para një gjykate ushtarake, kryesuar nga gjenerali de Veer, komandant i xhandërmarisë holandeze. Më 18/31.I.1914 gjyqi ushtarak i kryesuar nga gjenerali Hollandez, Dever e dënoi me vdekje dhe, në kundërshtim me çdo ligj ndërkombëtar mbi ushtarakët, kërkoi varjen e tij. Ndërsa, 9 nga oficerët i dënoi me nga 6 deri 3 vite burg. Vendimi për varjen e Beqir Grebenesë nuk u zbatua, sepse K.N.K. vendimin përfundimtar u la të jepej nga princ Vidi I cili e fali dhe e përzuri për në Turqi.

Më 21 Dhjetor 1914 Beqiri u vra gjatë luftës Ruso-Turke në betejën e Sari-Kamis dhe u varros me nderime ushtarake në Erzurum, në lindje të Turqisë.

Beqir Grebenea ose Beqir Fikri, lindi në një familje shqiptare me origjinë më 1881 në fshatin Çurhli të Grevenasë, sot quhet Agjios Gjeorgjios-Shën Gjergji./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ndodh mrekullia/ Foshnja i mbijeton transplantit të mëlçisë dhe Covid-19

Një mrekulli ka ndodhur me Kasen Donerlson , të voglin 1 vjeçar i cili arriti ti mbijetojë sëmundjes të...

Kosovë/ Sërish viktima dhe shumë raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit 5  persona të infaktuar me COVID-19 kanë vdekur...

‘A ke foto e video të gocave tjera që mund t’ua shkatërrosh jetën?’/ Arjoni: Kam 36 minuta material

Arjon Luli një nga ish-konkurrentët më të komentuar të emisionit “Përputhen”, i cili u përjashtua nga reality show pasi theu një nga rregullat kryesore,...

Inxhinieri turk fejohet me vajzën nga Mamurrasi/ Rama bëhet ‘kumbar’ dhe e këshillon: Llokumin jepja vjehrrës se…

Kryeministri Edi Rama është bërë sot ‘kumbar’ i dashurisë së një çifti që sapo zyrtarizoi lidhjen. Bëhej fjalë për një djalë turk, me profesion inxhinier,...

Fatjoni i dënuar për prostitucion? Zbardhet mesazhi: Jam një vajzë nga Fieri dhe…

Fatjoni është fieraku më i përfolur i momentit në "Përputhen". Që prej fillimit ai dalloi jo vetëm për pamjen por edhe tipin e tij. Ai...

Lajme të tjera

Web TV