Basha viziton banorët e përmbytur në Rrushkull

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot pranë banorëve të fshatit Rrushkull në Sukth, të cilët janë dëmtuar rëndë nga përmbytjet e fundit. Basha u ndal në disa zona të prekura nga përmbytjet ku bisedoi me banorët, të cilët ngritën shqetësimin për mungesën e vëmendjes nga shteti. Kreu i PD, teksa dëgjoi banorët, tha se shqiptarët meritojnë një qeveri që mendon për ta.

Tani problemi është këtu se unë isha dje dhe lart në veri, isha në Shkodër, isha në Lezhë, në Fushë-Krujë. Sot për fat të mirë reshjet këtu janë pakësuar gjatë ditës, megjithëse gjatë natës më thanë kanë rënë reshje. Problemi është që kjo situatë po vazhdon dhe duhet urgjentisht duhen marrë masat për t’u ardhur në ndihmë njerëzve, pasi siç e the vetë, investimet po t’i kishin bërë, nuk do kishim ardhur në këtë pikë. Problemi është që mungesa e investimeve ka sjellë këtë situatë. Premtimet janë dhënë dhe investimet nuk janë bërë. Fjalë shumë, punë zero apo pak.

Dhe faturën e paguani ju. Një faturë të kripur. Kjo është e para. E dyta, që është për mua e pafalshme, e papranueshme, ndërkohë që njerëzit janë në këtë situate, ja siç është kjo shtëpi këtu, edhe 10 herë më keq kam parë shtëpitë në Shkodër, Lezhë, këtu duke ardhur rrugës. Ndërkohë që ju jeni në këtë situatë pa ujë, të përmbytur ministrat e qeverisë shtrohen për shtat palë qejfe në restorantet më luksoze të Emirateve. Kjo është kriminale, është e papranueshme.

Duhet një qeveri të mendojë për njerëzit jo një qeveri që mendon për veten, sepse ky vend nuk është i varfër, ky vend është i vjedhur, siç e the dhe vetë. Nuk ka asnjë pengesë në shtet dhe në qeveri që mendon për ju ta bëjë investimin deri në fund jo ta lërë përgjysmë, po kur mendon për vete, gjysmën e vjedh, e bën punën përgjysmë, dhe ja se si përfundon pastaj, kush e paguan faturën, e paguani ju. Nuk ka asnjë arsye që në situatë emergjence mos t’iu vijë ndihma e ujit të pijshëm, apo me ato që mund të kenë nevojë disa familje, mund të kenë nevojë për medikamente”, shprehet Basha.

Lexo edhe :  “Prisja më shumë nga Rikja”/ Habit Spartak Ngjela, zbulon fituesin e “Big Brother Vip”

Më tej ai shton se në qoftë se qeveria do mendonte për ju, ata që janë përgjegjës për këtë punë nuk do shtroheshin në darka luksoze, në restorantet më të shtrenjta të botës, por do ishin këtu për të dhënë llogari pse nuk e kanë mbaruar punën. “E njëjta situatë kudo. E njëjta situatë në Shkodër, e njëjta situatë në Lezhë, e njëjta situatë në Krujë.

Gjithandej ku shkoj është njësoj sikur kam ardhur para 3 vjetësh, qëkur kam ardhur para 4 vitesh. Mbushen 8 vjet asnjë premtim s’ka mbajtur. Thesin e fjalëve e të premtimeve e hapin sa vijnë zgjedhjet, kur vjen puna njerëzit i lënë deri këtu me halle, probleme e në rastin konkret deri këtu në ujë. Kjo është e papranueshme. Kjo duhet marrë fund. Na duhet një qeveri që të mendojë për njerëzit se Shqipëria i ka mundësitë. I ka të gjitha mundësitë”, përfundon Basha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Je i poshtër”/ Nuk përmbahet Egla, ia ‘plas në sy’ Arbër Hajdarit:Duhet të zëvendësohesh

Me diskutime të shumta u shoqërua darka e mbrëmjes së kaluar në ‘Big Brother VIP Albania’, ku pjesë e...

Kreu i PL-së bën mea-culpa, tregon ‘gabimin e tij të madh’: Askush nuk merr më poste…

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka bërë “mea cupla”, teksa tregoi “gabimin e tij të madh” që duke mos ndërtuar një sistem meritokratik brenda...

Arrestimi i Soni Malajt, Don Phenom-it dhe Vllasaliut, VIP-at marrin vendimin e papritur

Telashe me drejtësinë për artistët shqiptarë në Zvicër. Ashtu edhe si ka qarkulluar në media, Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasaliu janë arrestuar...

Nënën mund ta zëvendësojë edhe ujkonja, po shoqërinë nuk e zëvendëson dot kush

Nga Çapajev Gjokutaj  Mirë e kishe shkruar statusin e sotëm – më tha arkëtarja e marketit, juriste në profesion – po bën mirë t’i thuash...

“Fuqizimi i grave”/ Meta: Gratë në PL do shpërthejnë. Çantat e shtrenjta dhe takat…

Partia e Lirisë po mban tryezën me temë “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave – garanci për një të ardhme më të mirë për...

Lajme të tjera

Web TV