Joe Biden merr dozën e dytë të vaksinës/ Presidenti përgatitet për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mori të hënën dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19. Procedura u transmetua në rrjetet kabllore, pak minuta pasi ndodhi.

Në komentet e shkurtra për gazetarët, ai tha se ka besim tek ekipi i tij për rritjen e shkallës së vaksinimit, pasi të marrë detyrën më 20 janar.

Biden e ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer/BioNTech më 21 dhjetor.

Për të qenë efektive, kjo vaksinë duhet të jepet në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh. Koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka prekur mbi 22 milionë njerëz, ndërsa ka vrarë mbi 374,000.

Me këto shifra, SHBA-ja është vendi më i goditur në botë. Në Evropë prin Mbretëria e Bashkuar me mbi 3.1 milionë të infektuar dhe mbi 82,000 viktima. Numri global i të infektuarve ka kaluar 90 milionë. Prej tyre, mbi 1.9 milion pacientë kanë vdekur dhe mbi 50 milionë janë shëruar. /Rel/

Të fundit

Video që të thyen zemrën, macja nuk largohet nga varri i pronarit

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Malajzi gjatë një ceremonie varrimi. Pas përfundimit të ceremonisë të së ndjerit,...

“Pse unë?”, 26-vjeçarja që lufton me kancerin prej 3 vitesh

Për muaj me radhë, siç duhet të ishte, fjala Coronavirus ka qenë e kudondodhur, ajo ka përfshirë vëmendjen e të gjithëve, mbase duke e...

Rama inspekton punimet në Tepelenë: Kalaja e Ali Pashës do të dalë në dritë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet dhe investimet e bëra në Tepelenë dhe në kalanë e Ali Pashës që sipas tij po del më...

Kryeministri Rama mesazh për ndarjen nga jeta të mikut të tij: Nuk e besoj dot që Ben Fagu s’është më!

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë ish-basketbollisti Arben Fagu. Arben Fagu e filloi karrierën e tij...

Pas sulmeve, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani priten me pica, habit kreu i Vetëvendosjes me veprimin

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani priten me pica, lideri i Vetëvendosjes nuk heziton… Një skenë mjaft popullore është krijuar në Obiliq të Kosovës. Qytetarët gjatë...

Lajme të tjera

Web TV