Mjeku Tritan Kalo flet pas vaksinimit: Nuk kam efekte anësore, ky është fillimi i fundit të Covid-19

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka folur disa orë pasi ka bërë vaksinën anti-Covid, e cila ka filluar ditën e sotme në vendin tonë dhe Kalo ishte ndër të parët që është vaksinuar, bashkë me mjekët Najada Çomo, Pëllumb Pipero dhe kryeministrin Edi Rama.

Pasi ka bërë vaksinën Kalo thotë se nuk ka kaluar asnjë efekt anësor dhe se ndihet mirë.

“Të them të drejtën proceset anësore janë më shumë efekte të supozuara. Skam as djegie as dhimbje as temperatura të ulët asnjë shqetësim. Skam asnjë shqetësim”, tha ai.

Vaksinën, Kalo thotë se nuk ua sugjeron grave shtatzënë, dhe atyre nën 16-18 vjeç.

“Veteprodhuesi para se të vaksinohesh të ofron një fletë të gjerë të konsensusit. Rrisqet janë të efekteve anësore. Faksina nuk këshillohet nën moshat 16 vjeç si dhe te gratë shtatzëna. Ato që duhet të vaksinohen të parët, punonjësit e shëndetësisë e vetmja gjë është nëse kanë ndonjë efekt anësor, dhimbje koke temperatura. Jo vetëm që të marrin paracetamol por të vënë dhe në dijeni mjeken e familjes se i janë shfaqur këto elementë. Masa e vaksinimit me dy doza niveli i mbrojtjes arrin në 90-95%”, tha ai.

Me fillimin e vaksinës Kalo thotë se ky është fillimi i fundit të pandemisë, ndërsa shton se vera do të jetë e qetë.

“Jam shprehur dhe ne prononcimi të mëprashme. Ajo çka ndodhi me gripit spanjoll ka një kohështrirje midis 18 deri në 24 muaj edhe pa vaksinë. Vera do të jetë e qetë. Tani që kemi dhe vaksinë, nëpërmjet vaksinimit që krijon imuniteti do arrijmë në një pikë që virusi ta ketë të pamundur të depërtojë. Në këtë periudhë ka shumë protagonizëm dhe gjithollogji dhe ka krijuar konfuzion të popullatës, kjo është arsyeja pse jamë tërhequr në front të 2. Ky është fillimi i fundit të pandemisë, fillimi i vaksinimit. Mos hezitoni të vaksinoheni kur të vijë dita”, tha Kalo.

Të fundit

“Pse unë?”, 26-vjeçarja që lufton me kancerin prej 3 vitesh

Për muaj me radhë, siç duhet të ishte, fjala Coronavirus ka qenë e kudondodhur, ajo ka përfshirë vëmendjen e...

Rama inspekton punimet në Tepelenë: Kalaja e Ali Pashës do të dalë në dritë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet dhe investimet e bëra në Tepelenë dhe në kalanë e Ali Pashës që sipas tij po del më...

Kryeministri Rama mesazh për ndarjen nga jeta të mikut të tij: Nuk e besoj dot që Ben Fagu s’është më!

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë ish-basketbollisti Arben Fagu. Arben Fagu e filloi karrierën e tij...

Pas sulmeve, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani priten me pica, habit kreu i Vetëvendosjes me veprimin

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani priten me pica, lideri i Vetëvendosjes nuk heziton… Një skenë mjaft popullore është krijuar në Obiliq të Kosovës. Qytetarët gjatë...

E frikshme/ Ekspertët: Një sëmundje e rrallë po shfaqet pas Covid-it, prek kryesisht fëmijët

Deri në 100 fëmijë në javë në Mbretërinë e Bashkuar po shtrohen në spital me një sëmundje të rrallë që mund të shfaqet disa...

Lajme të tjera

Web TV