Rama premton doza për Kosovën: Radhën për vaksinë e ka Saliu

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka marrë sot vaksinën anti-Covid. Rama ishte i dyti që mori injeksion pas shefes së Infektivit, Najada Çomos.

Kreu i qeverisë në një prononcim nga “Air Albania”, pak minuta pasi mori vaksinën tha se shqiptarët nuk duhet të kenë më ankth dhe as të jenë skeptikë.

Rama tha se do t’i dhurojnë Kosovës doza me vaksinë duke filluar nga java e ardhshme. Sipas tij është e rëndësishme që në Kosovë të fillojë vaksinimi në frontin e parë, pasi marrëveshja e Covax për të siguruar vaksinën mund të vonojë.

“Ky postim pak farë javor në kohë është vërtetë një lehtësim shumë i madh për mua. Tani shqiptarët mund të presin pa ankthin a do vijë apo jo vaksina. Vaksina nuk është e detyrueshme, por e këshillueshme. Dhe duhet të çlirohen nga marrëzitë. Është e sigurt se vaksina nuk i bën ilirët viking apo aziatikë. Ilirët mbeten ilirë. Është e sigurt se nuk futet çip në trup për ë përgjuar thashethemet.

Për mua është shumë e rëndësishmja që edhe në Kosovë, pavarësisht nuk e zgjidhim dot problemin që ata që po presion Covaksin, të mund të fillojë të paktën në frontin e parë aty ku është vija e zjarrit. Dozat që ne mund ti japim Kosovës duke nisur nga java e ardhshme janë simbolike. Në këtë rast të mos mendojmë si BE. Shqipëria edhe Kosova janë një”, u shpreh Rama.

Në ikje kryeministri nuk kursye edhe ironinë, ndërsa tha se radhën për vaksinë do e ketë Sali Berisha kur të kalojnë tek kategoria e moshës së thyer. “Radhën për vaksinë e ka Saliu kur të hyjmë te moshat e tejthyera”, tha ai.

Të fundit

“Pse unë?”, 26-vjeçarja që lufton me kancerin prej 3 vitesh

Për muaj me radhë, siç duhet të ishte, fjala Coronavirus ka qenë e kudondodhur, ajo ka përfshirë vëmendjen e...

Rama inspekton punimet në Tepelenë: Kalaja e Ali Pashës do të dalë në dritë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet dhe investimet e bëra në Tepelenë dhe në kalanë e Ali Pashës që sipas tij po del më...

Kryeministri Rama mesazh për ndarjen nga jeta të mikut të tij: Nuk e besoj dot që Ben Fagu s’është më!

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë ish-basketbollisti Arben Fagu. Arben Fagu e filloi karrierën e tij...

Pas sulmeve, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani priten me pica, habit kreu i Vetëvendosjes me veprimin

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani priten me pica, lideri i Vetëvendosjes nuk heziton… Një skenë mjaft popullore është krijuar në Obiliq të Kosovës. Qytetarët gjatë...

E frikshme/ Ekspertët: Një sëmundje e rrallë po shfaqet pas Covid-it, prek kryesisht fëmijët

Deri në 100 fëmijë në javë në Mbretërinë e Bashkuar po shtrohen në spital me një sëmundje të rrallë që mund të shfaqet disa...

Lajme të tjera

Web TV