Sa persona do ta marrin vaksinën anti-Covid në Shqipëri? E zbulon ministrja Manastirliu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se fillimisht do të nisë vaksinimi për 20% të popullsisë.

Duke folur në emisionin Open në Top Channel ajo deklaroi se janë 568 mijë persona që do të vaksinohen apo 1.2 milionë vaksina. Mandej ministria është shprehur se do të përpiqen të vaksinohet e gjithë popullata mbi 16 vjeç.

“Do jenë mjekët. Do jenë ata mbi 75 vjeç dhe do të jetë vaksinim i kombinuar. Ka persona që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve dhe ata do jenë të parët. Për të ulur riskun. Në të gjithë botën ka qenë problematikë përhapja e virusit në azile”, tha ajo duke folur mbi grupet që do të vaksinohen fillimisht.

“Dhe në muajin shkurt mund të ketë vaksinat e para. Kemi siguruar 500 mijë. Dhe kemi nevojë synimi është të kemi mbulesë të gjerë dhe të mbulojmë të gjithë popullatën. Ka vaksina me target të ndryshëm se Pfizer nuk e lejon nën 16 vjeç. Nga ana tjetër është se ne kemi negociata me vende të BE për blerje dozash të vaksinave. Ajo që ndodhi sot me ardhjen e vaksinave të para dhe me kontratën e Pfizer apo me vaksinat që do vijnë”, vijoi ministrja.

“Ne kemi një kalkulim dhe sigurisht të ecin në mbulim të popullatë nga mbi 16 vjeç. Patjetër do të vijë sipas kalendarit. Ekzakt po ju them që këtë po e vlerësojnë ekspertët. 20% të popullatës 1.2 milion doza vaksina. Po ju them se masa e fillimit të vaksinës është 568 mijë qytetarë apo 1.2 milion dhe më pas shtrihet në të gjithë popullatën”, u shpreh ajo.

Lexo edhe :  Të mungon dikush? Si ta përballosh ndjesinë e vetmisë

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

Lajme të tjera

Web TV