Mesazhi i mjekut të njohur pas vaksinimit: Fundi i tunelit nuk është larg

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka dhënë një mesazh pas vaksinimit nga koronavirusi një ditë më parë, duke e cilësuar nisjen e fushatës një hap shumë të rëndësishëm në luftën kundër këtij virusi të rrezikshëm.

Kalo shkruan në “Facebook” se nisja e vaksinimit anti-Covid në vendin tonë, shënon fillimin e përfundimit të pandemisë, ndërsa apelon për vijimin e respektimit të masave nga qytetarët.

Mjeku thotë se duhet pasur durim dhe shpresë, që kjo verë, të mos jetë si ajo e vitit 2020: “Por më e ngrohtë në lëvizjen e lirshmërisë së popullatës”.

Kalo u vaksinua mes personave të parë në Shqipëri ditën e djeshme me dozën e parë anti-Covid në ambientet e ish-stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Ai ishte i katërti në radhë, pas mjekes Najada Çomo, kryeministrit Edi Rama dhe mjekut Pëllumb Pipero.

“KOHË KOVIDIANE….11.01.2021…Një ditë për t’u shënuar….Fillimi i Vaksinimit ndaj Infeksionit të shkaktur prej virusit Sars-C0v2/Covid-19…

1- Imunizimi i deritashëm aktiv i popullatës nga kalimi i Covid-19,

2- masat dobiprurëse të MDH = Maskë + Distancim + Higjenë dhe tashmë

3- Imunizimi pasiv përmes Vaksinimit të Popullatës, po ndërtojnë fuqishëm një “trekëndësh barabrinjës” sipërfaqia e të cilit me siguri që do të kufizohet gradualisht, duke shpënë në “asfiksimin” përfundimtar të Pandemisë nga Sars-Cov2/Covid-19 brënda tij….

Parashikimet e Protagonistëve gjithollogë për përfundimin e Pandemisë në mesin e muajit Maj, më pas në mesin e muajit Korrik 2020, apo në mos shtimin e rasteve pas 15 Shtatorit 2020, nuk rezultuan në gjë tjetër përveçse në “një flluskë pseudoshkencore irrealiste”….

Shpresoj që tash e tutje “aralla e gjithollogëve” të mos rilëshohet “në detin e teorive konspirative”, e të pengojë me mendimet e tyre kofuzion-ndjellëse zgjerimin e fushatës së sapo-filluar të Vaksinimit ndaj Sars-Cov2/Covid-19….

Lexo edhe :  Gjendet në gjendje të rëndë një grua buzë rrugës në Shkodër, dyshohet se u përplas nga një makinë

Vaksinimi personal sjedh më shumë besueshmëri në popullatë për këtë proçes….

Nga sot kemi me siguri FILLIMIN e PËRFUNDIMIT të PANDEMISË…Vijimi i kujdeshëm i respektimit të MDH pavarësisht Vaksinimit, duke marë në konsideratë edhe ata që tashmë e kanë kluar këtë “flamë mbarëbotërore”, me siguri do të krijojnë premisat që vera e vitit 2021 të mos jetë si vera e vitit 2020, por “më e ngrohtë në lirishmërinë” e lëvizjes së popullatës, një verë si gjithë verat para-pandemike….DURIM e SHPRESË se fundi i tunelit nuk është shumë larg dhe i pa mbritshëm…Together forever!!!”, shkruan Kalo./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Etna ndriçon qiellin e natës me ‘ujëvarën’ e llavës 1,500-metra të gjatë

Shpërthimi spektakolar i vullkanit Etna arriti kulmin dje teksa ujëvara e llavës së tij zgjatej deri në 1,500 metra...

Befason Trump: Do të kandidoj sërish në 2024

Fushata elektorale 2024 nis këtë të dielë: “Do të jem unë kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”. Kjo është ajo që pritet të thotë...

Nëse iu këput lodhja direkt pasi hani bukë, ja çfarë jeni duke bërë gabim

I ka ndodhur të gjithëve që pasi kanë ngrënë drekë në punë, janë këputur dhe dembelosur, duke e bërë të pamundur të rikthejë energjinë...

Këshillat e zakonshme të pastrimit që mund të rezultojnë katastrofike, ja cilat janë

Mund të keni lexuar dhe dëgjuar mbi këshilla të ndryshme që ju vijnë në ndihmë në përditshmëri. Por ndodh që disa këshilla, të cilat...

Testimi për Covid-19 nëpërmjet telefonit, studiuesit gjejnë mënyrën për ta realizuar

FRANCË– Shpresat për kthimin e jetës në normalitet janë varur tek vaksina kundër COVID-19 por edhe tek testimi dhe identifikimi i rasteve të reja....

Lajme të tjera

Web TV