Qeveria hap garën për dhënien me koncesion të Portit të Vlorës për 35 vjet, do të kthehet në port turistik

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare ka hapur garën për dhënien me koncesion të Portit të Vlorës, që parashikohet të kthehet në një port turistik, vetëm për pasagjerë dhe jo për peshkim apo industri të tjera.

Kompania fituese do të bëjë investimin e më pas të nxjerrë të ardhura përmes tarifave portuale.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur si vlerë minimale investim në këtë port shumën prej 22.7 milion Eurosh pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e operimit nga privati do të jetë për 35 vjet, e më pas porti do të transferohet në pronësi të shtetit.

Porti turistik do të ndërtohet në zonën që sot përdoret për disa operacione tregtare. Ofertat për kompanitë e interesuara do të jenë të hapura deri më 26 shkurt.
l.m/Fjala.al

Të fundit

Stuhia “Leonardo” godet Ballkanin, mot i acartë dhe temperatura nën zero

Nga Selaniku në ishullin e Kretës, Greqia është përfshirë nga një mot i keq, kryesisht e ndikuar nga stuhia...

Ulja e papritur e temperaturave, vendim i ri për shkollat

Mbajtja e dritareve hapur gjatë gjithë kohës në kopshte dhe shkolla ishte një ndër udhëzimet e ministrisë për të penguar përhapjen e koronavirusit. Por,...

Spiropali: Skënderbeu ynë është i paharruar, dhe i pavdekshëm

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka përkujtuar 553 vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Përmes...

EKSKLUZIVE/ Rrëfimi pa censurë i Mensur Shtyllës, ja si vidhja oksigjenin nga spitali, e bëra vetëm për humanizëm ndaj kavajasve

Gazeta “Fjala” zbulon skemën e plotë të vjedhjes së bombolave të oksigjenimit nga ambientet e spitalit, ku Shtylla kishte zhdukur nga depot e spitalit,...

Qeni antidrogë hero/ Zbulon sasinë marramendëse të kokainës

Policia e Ekuadorit sekuestroi 1,3 ton kokainë, të fshehur në një kontejner të destinuar për në Estoni, njoftoi sot ministri i Brendshëm i vendit,...

Lajme të tjera

Web TV