Sanitarja i zhvati 8 mln lekë në spital/ Publikohen mesazhet rrëqethëse që e ndjera i dërgonte të bijës: Mos më lër të vdes! Nuk më dhanë bukë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e së martës rastin skandaloz në spitalin Covid 2, ku një sanitare hiqej si infermiere dhe i mori një të reje një shumë të madhe parash për t’u kujdesur për të ëmën e shtruar për shkak të koronavirusit. Por kjo e fundit fatkeqësisht ndërroi jetë.

Komunikimet nëpërmjet WhatsApp-it të vajzës dhe nënës së saj 55-vjeçare, e cila ndërroi jetë në spitalin Covid 2, faktuan se edhe shërbimi, edhe përkujdesja ndaj të ndjerës, nuk kanë qenë ato që pretendohen.

E ndjera është ankuar se Tirja i ka hequr bukën, ujin dhe nuk e ka ndërruar, për shkak se të gjitha nevojat personale ajo detyrohej t’i kryente në krevat.

“Fakti që mami im iku, u nda nga kjo jetë, unë kam dyshimet e mia që ka pasur një trajtim shumë të ulët. Nuk ka marrë trajtimin e duhur. I ka munguar ushqimi. I çoja ushqim, mami më thoshte më ka sjellë vetëm supë, ndërkohë që unë i çoja duke filluar nga kosi, kosi i frutave, lëngjet e shtrydhura.

Mamit i çonte vetëm supën. Atëherë duke qenë se mamaja ime ishte me 5 burime oksigjeni nuk ishte në gjendje që të ngrihej në tualet vetë dhe duhej që të mbante pampersa. Kishte 4 ditë pa marrë klizmën, ndërkohë kjo më thotë që e ka marrë klizmën, ka marrë edhe lekët. Më ka marrë 40 mijë lekë atë natë, sepse normalisht do të ndërrohet dy-tre herë. Mami më shkruan në mesazh dhe më thotë: Mami, nuk më kanë bërë klizmën. Ky ishte dyshimi i parë.

Katër ditë ia kanë lënë në sirtar. E pyeta, po më tha që e ka bërë. Kam mesazhet e mamit që më thotë po vuaj shumë se nuk më bëjnë klizmën. Pjesa e dytë ishte që kam sërish bisedat në telefon që më thotë mami më kanë larguar karrigen e ushqimit, më kanë larguar edhe ujin dhe kanë ardhur duke bërtit, më kanë thënë: do hash dhe po pish vetëm lëngje.

Do hash kur do të them unë sepse zonja që është sanitare e ka merak të të ndërrojë, ndërkohë që mua më merrte lekët. Kjo nuk ka ku të shkojë, gjë më të rëndë, t’i largojë karrigen e ushqimit një të sëmuri që është me 5 burime oksigjeni, ka nevojë për ujë gjatë gjithë kohës”, tregoi vajza e viktimës.

Pacientja: Jam shumë keq, se më kanë shtuar oksigjen. Motër a keni dhënë ndonjë lekë, se edhe Tirja mezi po vjen sot. Doktoresha nuk vjen.

Vajza: Kanë marrë lekë të gjithë, po është Titi aty. Mami je mirë, veç duhet të rrish e qetë. Gjithë mjekët thonë që i merret fryma nga stresi.

Pacientja: Mirë zemër, unë nuk kam stres.

O ti je princesha jonë, po më dërgon edhe Nela 200 Euro tani. Për Zotin do bëhesh shumë mirë.

Pacientja: Ju dua shumë!

O jeta ime.

Pacientja: Erdhi Tirja duke më bërtit pse kisha dalë jashtë. Duke më thonë s’do hash asgjë vetëm lëngje, do pish se nuk duron kjo gruaja.

Ouu. Vetëm Tirja ka marrë 40 mijë lekë dje. Sot i dhashë 100 doktoreshës dhe 30 infermieres. Bëje sa herë të të vijë ty.

Pacientja: Ma ka larguar karrigen me gjërat e mia. Do të hash kur të them unë thotë. Ai mos nuk i jep lekë kësaj për vete? Mos se po më bëjnë ndonjë gjilpërë. Jam keq, fol me Tiren. Më ka rënë oksigjeni. Thuaji Tires të vijë pak.

Më thuaj a erdhi njeri dhe sa e ke oksigjenin. Më thuaj të lutem.

Pacientja: Asnjë, as Tirja.

Mami veç rri e qetë për momentin se ndaj lëvizin aparaturat. Tirja po vjen, jam jashtë pa merak.

Pacientja: Merr doktoreshën.

Ok.

Pacientja: A fole me Tiren? Më kthe përgjigje.

Po është afër.

Pacientja: Mos më le me vdek, jepi lekë ndonjë tjetri. Jam bërë hekur në gojë. S’kam doreza e gërshërë të vogla me pre pampersin se pastrohem vetë. Po s’ke prurë asnjë palë doreza. Ku je? Erdhi dhe iku pa prek gjë me dorë, se ça bie ti nuk fus gjë në gojë. I merr mbasdite në shtëpi mbasdite mashtruesja. Mos thuaj gjë, mos jep gjë pa thënë unë. Ngordha për ujë.

Ok. Tani po e bie Titi. Ok.

Pacientja: Merre infermieren.

Si je tani? A u qetësove?

Pacientja: Jam në siklet.

Ça ke? Ca ndjen shpirt, Më shkruaj për çdo gjë.

Pacientja: Mirë.

Kam lajmëruar doktoreshën, rri e qetë të lutem.

Pacientja: Tirja nuk ka ardh fare. Nuk kam hongër sanduiç sonte më tha.

Lexo edhe :  Ç’pritet të ndodhë në Hënën e plotë të 25 marsit?

Vajza që humbi nënën, realizoi një takim me sanitaren, që hiqej si infermiere, Tire Alldervishi. Kjo e fundit pranoi marrjen e parave çdo ditë, madje tha se ka marrë edhe për infermierët dhe mjekët, që i kanë shërbyer të ëmës.

Denoncuesja: Tire si je? Ka mundësi të flasim dy minuta?

Sanitare Tirja: Këtu në rrugë?

Denoncuesja: Këtu, se s’kam vend tjetër. Nuk e di, a e ke marrë vesh për mamin tim?

Sanitare Tirja: Po, që ju la… Qoftë e xhenetit, ju pastë lënë uratën!

Denoncuesja: Nga ty jam shumë…

Sanitare Tirja: Unë sa pata mundësi, sa pata në dorë…

Denoncuesja: Unë jam shumë e zhgënjyer, unë të dola borxhit edhe po të dal. Të thashë: Tire nuk dua asnjë lek nga ça kam dhënë për të tjerët, ti e di shumë mirë shumat, sa janë marrë. Unë kam nevojë për ato lekë tani, se e kam babin në gjendje shumë të rëndë.

Sanitare Tirja: Dëgjo e lejmë një ditë, se jam me nusen e vëllait..!

Denoncuesja: Tani, unë dua vetëm një përgjigje!

Sanitare Tirja: Do flasim dhe unë kam qenë shumë e hallakatme.

Denoncuesja: Tire, unë babin e kam në gjendje shumë të rëndë.

Sanitare Tirja: E di, e di.

Denoncuesja: Unë kam shumë nevojë për ato lekë!

Sanitare Tirja: Nuk ke pse e bën aq të madhe, s’ka lënë jevg e harrixhi… pa më thënë…

Denoncuesja: Unë kam mbledh gjithë infermierët dhe doktorët dhe më kanë thënë nga Tirja s’kemi marrë asnjë…

Sanitare Tirja: Unë të thashë, më thuaj një?

Denoncuesja: Edhe kur ke bërë telefonatën me Titin, kush ishte sanitare, apo nuk e di, kur është bërë telefonata me Titin, ka thënë, që më ka dhënë dy herë nga 5 mijë-10 mijë.

 

Sanitare Tirja: Ani, pse të jap unë ty 10 mijë lekë, sa ia fute klizmën?

Denoncuesja: Si? O Tire, sa jepja unë për infermierët?

Sanitare Tirja: Pse t’i jap unë 20 mijë lekë?

Denoncuesja: Po ti m’i merrje mua dhe unë t’i jepja ty. Po ti më thoshe mua: nuk i dua ato lekë, se nuk i ka bërë.

Sanitare Tirja: Po a më the ti mua të shikoje, kush e bën punën?

Denoncuesja: Po pra, shikoje kush e bën punën, po ti s’më ke thënë ndonjëherë mua: “Merre këtë 10 mijë lekshin se i dhashë 10 mijë lekë”!

Sanitare Tirja: Jo nuk ta kam thënë, kjo është e vërtetë, po ne s’mbaruam punë bashkë.

Denoncuesja: Nuk po llogaris lekët, që kam dhënë për infermierët, që kanë qenë lekë pa fund. Më ka shkuar dhe 250 mijë dita, që ti e di shumë mirë.

Sanitare Tirja: O Ani, po ti e di, pse nuk e more me e ballafaquar, vetëm të nxirrje të vërtetën si është? …

Denoncuesja: Të ballafaqoj unë, po n.q.s të ballafaqoj me infermierë, që s’kanë marrë lekë, ça do bësh? Ok, do e ballafaqojmë edhe këtë pjesë, unë jam gati, që sot me e ballafaquar edhe këtë pjesë.

Sanitare Tirja: Po unë prandaj të thashë të merremi vesh si njerëz ..!

Denoncuesja: Unë që sot jam gati të ballafaqohemi me këdo!

Sanitare Tirja: Mua s’më erdhi mirë, se e kishte marrë vesh gjithë Sanatoriumi. Të thashë: hajde flasim si njerëz…!

Denoncuesja: Tire! Para jetës së mamit, që sot kalbet në dhe, mua më ikën shumat e lekëve…

Sanitare Tirja: Me Bonën, çfarë është ai tjetri, me Mirelin, s’ishin këta çunat pyeti një për një…

Denoncuesja: Ok! Unë do e ballafaqoj. Jam shumë gati, që ta ballafaqoj me të gjithë, se unë i ula të gjithë edhe Bona edhe të gjithë më kanë thënë, që nuk kemi marrë lekë…

Sanitare Tirja: Sinqerisht e ke…?!

Denoncuesja: Sinqerisht e kam dhe jam e sigurtë për këtë pjesë. Tire! Mami im po kalbet në dhe sot. Babi është drejt asaj rruge. Unë jam vetëm me dy fëmijë të vegjël, kam dy muaj që nuk i shoh fëmijët me sy… të dola borxhit, o Tire edhe të thashë po të fal.

Sanitare Tirja: Është e vërtetë. Unë këtë desha, të bisedonim bashkë me qetësi…

Denoncuesja: Megjithatë, unë dua, që të më thuash se kur do të m’i japësh lekët? Pak nga pak, si do m’i japësh të paktën pjesën që me ke marrë mua?

Sanitare Tirja: Do ta gjejmë zgjidhjen…

Denoncuesja: Unë pres përgjigje nga ty.

Sanitare Tirja: Do flasim prapë!

Denoncuesja: Në rregull!/tvklan

Të fundit

Vrau me thikë bashkëjetuesen dhe u largua / Apeli lë në burgim të përjetshëm Ramiz Micin

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Në Gjykatën e...

600 mijë euro për të prezantuar BBV? Arbana përgjigjet pas largimit nga Topi

Ish-moderatorja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani, ka vendosur të ndajë mendimet e saj të qëndrueshme rreth çështjeve shumë të përfolura në media...

3 shenjat e horoskopit që e lëshojnë dorën thuajse gjithnjë me miqtë për para borxh

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

‘Ethet e Dengës’?/ OBSH ngre alarmin: Sëmundje virale, ka shënuar shifra rekord këtë vit

Epidemia e Etheve të Dengës po përhapet me shpejtësi në Karaibe dhe Amerikën latine, duke shënuar shifra record nga fillimi i vitit deri tani....

“Në Maj nisin faturimet e reja”/ Ja sa kilovati do të paguajnë furrat që tregtojnë bukë

2600 furra buke që operojnë në mbarë vendin nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Nga Lushnja, Zv/Kryeministria Belinda Balluku...

Lajme të tjera

Web TV