Akademia e Shkencave jep shpresë: 600 mijë shqiptarë e kanë kaluar virusin

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Studimi në popullatën shqiptare të qytetit të Tiranës është kryer për të njohur realitetin dhe për të ndihmuar në parashikimin e pritshmërive të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Numri i të prekurve me Coronavirus në Shqipëri mund të jetë 600 mijë. Kjo shifër i referohet nëj studimi të bërë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Duke iu referuar raporteve të pranuar botërisht, numri i të infektuarve reale me virusin Sars-Cov-2 mund të jetë deri 10-15 herë më i lartë se numri i të sëmurëve me Covid-19 evidencuar nga shërbimi shëndetësor, raport i cili ndryshon në vartësi të shtrirjes së testimeve depstiuese serologjike. Kështu, në provincën e Bergamo-s (Itali), ku u përdor e njëjta metodë depistimi, dhe seropozitiviteti, në tetorin e vjetshëm, u konstatua në 42 për qind të popullatës, raporti midis të sëmurëve të evidencuar dhe individëve të infektuar që u vërtetuan me anë të seroprevalencës ishte të paktën një me 15. “Ky raport është pohuar edhe nga operatorë të shërbimit tonë shëndetësor, që kanë njoftuar përmes medias se, megjithëse numri i individëve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë ishte rreth 60.000 në fund të vitit 2020, numri real i individëve të infektuar në vend duhet të jetë afër 600.000, thuhet në njoftimin për shtyp që ka sjellë Akedemia e Shkendave e Shqipërisë.

Studimi mbi seroprevalencën e virusit Sars-Cov-2 në popullatën shqiptare të qytetit të Tiranës, realizuar nga ekspertë të Akademisë së Shkencave, është kryer për të njohur realitetin dhe për të ndihmuar në parashikimin e pritshmërive të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, jo për të krijuar gjendje të caktuara iluzive, qofshin euforike, qofshin në anën e kundërt. Studimi është kryer me të njëjtat procedura kërkimore me të cilat është bërë hulumtimi epidemiologjik i shkallës së prekjes së popullatës nga Covid-19 në një shumicë vendesh të Europës dhe të Botës. Të dhënat që kanë rezultuar në mbyllje të fazës së dytë të këtij studimi, i cili u përfundua në muajin dhjetor të vitit të kaluar, janë me të njëjtën shkallë besueshmërie si në të gjitha rastet që është zbatuar e njëjta metodë testimi në vendet europiane dhe në vende të tjera. Studimi nuk ka karakter diagnostikues, por verifikues për situatën reale të shtrirjes së infeksionit nga Covid-19, duke iu referuar pranisë së antitrupave anti-Sars-Cov-2 në popullatën e kryeqytetit. Niveli i teknologjisë së testimeve imunologjike të përdorur në këtë studim është i njëjtë si në shumicën e vëndeve të Europës apo SHBA. “Duke qenë se në Tiranë është diagnostikuar rreth një e dyta e numrit të individëve të diagnostikuar me Covid-19 në gjithë vendin, kjo e dhënë përkon edhe me seroprevalencën 49.6 për qind të infeksionit Covid-19 në qytetin e Tiranës konfirmuar në fund të vitit 2020 me studimin nga ekspertët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Studime të tilla nuk bëhen për të krijuar imazhe iluzive mbi realitetin, as për të krijuar situata euforike, por për të njohur gjendjen e vërtetë të përhapjes së pandemisë me të njëjtën shkallë besueshmërie si edhe në raste analoge në vende të tjera, pranë dhe larg nesh”, thuhet në deklaratë. Studimet e kryera nga ekspertë të Akademisë së Shkencave kalojnë nëpër të njëjtat faza si të gjitha studimet që janë duke u zbatuar gjerësisht në botë në kushtet e pandemisë: 1. Publikimi i të dhënave paraprake apo operative; 2. Përgatitja e raportit shkencor dhe publikimi i tij në “pre-print”; 3. Publikimi përfundimtar i raportit shkencor të rishikuar nga kolegë ekspertë, një proces që kërkon shumë muaj. Në komunikimet e deritashme janë ofruar aq të dhëna sa janë të nevojshme për të kuptuar gjendjen nga opinionet publike. Të dhëna të tjera janë të mundshme të këshillohen nga specialistë ose operatorë të administratës së shërbimit shëndetësor edhe para përfundimit të fazës së tretë, të nxjerrjes së konkluzioneve të studimit. Sa u takon numrit të të testuarve, ai lejon arritjen e përfundimeve shkencore brenda një intervali besueshmërie sipas kritereve të mirënjohura statistikore dhe sipas logjikës së shifrave, referuar numrit të popullsisë në Tiranë dhe në shkallë vendi. Studimi i seroprevalencës së antitrupave specifikë kundër Sars-Cov-2 në Tiranë, faza e parë e të cilit është kryer në fund të qershorit dhe faza e dytë në fund të dhjetorit 2020, sjell informacion të vlefshëm dhe pothuaj unik mbi përmasat e ekspozimit të një pjese të popullatës me virusin Sars-Cov-2 si dhe mbi ritmet e rritjes së këtij ekspozimi në kohë. Faktet e përftuara përmes këtij studimi, nëse do të interpretohen me kujdes, duke u analizuar në raport edhe me fakte të tjera shkencore, përmirësojnë monitorimin e situatës dhe në përgjithësi njohurinë që kemi mbi zhvillimin e pandemisë në vendin tonë.

Të fundit

Formula 1, Ekleston: Hemilton-“Mercedes”, shumë zhurmë për asgjë… thjesh “shou”

Ende nuk po ka “tym të bardhë” sa u përket lajmeve të shumëpritura për të apasionuarit e Formulës 1,...

Gjykata Evropiane gjobit Rumaninë për rastin e dy transgjinorëve

Rumania refuzoi t’iu njohë identitetin gjinorë dy personave transgjinorë me arsyetimin se ata nuk kishin bërë operacione për ndryshimin e gjinisë. Në lidhje me këtë...

Djarmati sqaron merkaton e Vllaznisë: Presim Gjinon, Sise na pëlqen, Dunga e Hoxhaj nuk ikin

Vllaznia kryeson renditjen e Superiores e shkëputur plot 9 pikë nga ndjekëset më të afërt dhe, natyrshëm, ka besim dhe entuziasëm në kampin shkodran...

Dinamo / Fabricio Mikoli: Kjo, një përvojë e re për mua, skuadra më pëlqen

Por si ish-futbollisti i Interit, ashtu edhe ndihmësi i tij, ish-futbollisti në të tjera i Juventusit dhe përfaqësueses axurre, duket se e kanë këtë...

Dinamo / Moriero: Ky, basti i jetës sime, suksesi arrihet me përunjësi

Françesko Moriero e pohon se Dinamo është basti i jetës së tij, për të ringjallur karrierën si trajner, teksa si futbollist mund të thuhet...

Lajme të tjera

Web TV