Akuzat për ‘Sami Frashërin’, Veliaj: Monika duhet çuar në Prokurori për shpifje! Vetë nuk ka ndërtuar një shkollë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha sot se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duhet të paditet në Prokurori për shpifjet lidhur me rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri”.

Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Njësisë 9, Veliaj shtoi se fëmijët e tyre i çojnë me studime jashtë vendit, kurse për fëmijët që studiojnë në Shqipëri, jo vetëm që nuk bënë asnjë shkollë kur drejtonin qytetin, por dalin edhe kundër shkollave të reja.

Fëmijët e tyre i kanë në Angli dhe Hollandë. Për çfarë iu duhen shkollat këtyre?! Ngritën gjithë atë histeri për shkollën “Sami Frashëri”! Monika duhet çuar në Prokurori për shpifje. “Do e ndërtojnë në Paskuqan” – tha, por Paskuqani është në bashkinë tjetër. Mirë që s’dinë të punojnë, mirë që janë të paaftë, që s’kanë bërë një shkollë në Tiranë edhe kur e qeverisnin bashkë. Kam kaq kohë që i sfidoj: Më thoni një shkollë që keni ndërtuar, por nuk kanë bërë asnjë,” u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se vërtet s’kanë ndërtuar shkolla, por ama në kohë pandemie i shtuan vilat e tyre.

“Falë punës tonë, dhe jo gjumit, edhe vilave të tyre iu është rritur vlera, se Tirana tani është e pastër, e investuar dhe e rregullt”, tha Veliaj.

Të fundit

Foto mahnitëse nga shkretëtira, mbulohet nga bora

Qyteti i shkretëtirës Ain Sefra në Algjeri u mbulua me dëborë të mërkurën e kaluar, ndërsa temperaturat arritën në...

Kuvendi nis të hënën, Ruçi: Seanca fillon në orën 17:00, gazetarët dhe kamerat nuk do hyjnë në sallë

Gramoz Ruçi, Kryetari i Kuvendit lajmëron se të hënën, në orën 17:00 do të nisë punimet parlamenti i Shqipërisë. Në njoftim thuhet se procedurat do...

Hajdutët i kthejnë makinën e vjedhur gruas: Edhe ne kemi zemër…

Një histori e padëgjuar më parë është ajo që i ka ndodhur një gruaje në Itali, ku hajdutët që i kishin vjedhur makinën, ja...

“Jam larguar nga PD-ja”/ Çiljeta na befason: Do të votoj…

Çiljeta Xhilaga ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit politike. Këngëtarja e njohur që dikur ishte pjesë e PD-së, mesa duket sot ndihet e...

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re mjekja shqiptare në Gjermani

Eni Doko, mjeke specialiste, është ndarë nga jeta këtë të dielë në Gjermani. Lajmin e trishtë e ka dhënë kryetarja e Federatës së mjekëve...

Lajme të tjera

Web TV