Arsyet pse ju dhemb shpatulla nga të ftohtit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Rënia e temperaturave tek disa njerëz vjen e shoqëruar me dhimbje dhe therje të shpatullës, shkruan “AgroWeb”. Temperaturat kanë një ndikim të fortë në organizëm e bashkë me to edhe punët e përditshme, barra e të cilave ndihet që në fillim tek pjesa e qafës apo shpatullës.

Çfarë E Shkakton Dhimbjen E Shpatullës Kur Bën Ftohtë?

Nëse e keni vënë re, kur bën ftohtë tendenca për të mbledhur supet është krejt e natyrshme. Kontraktimi i muskujve e bën dhimbjen akute dhe të mprehtë. Nga ana tjetër, në ditët e ftohta, njeriu dëshiron të mblidhet e të mbështillet pa asnjë dëshirë për të lëvizur.

Lëvizjet e kufizuara fizike shkaktojnë ngurtësim të muskujve. Nëse ju keni një ‘barrë të rëndë’ stresi mbi supe, atëherë dhimbja do të jetë edhe më e fortë.

Si Mund Të Shmangni Dhimbjet E Dimrit?

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, aktiviteti i rregullt fizik edhe gjatë dimrit mirëmban qarkullimin e gjakut dhe largon dhimbjet. Ekspertët thonë se nuk është e nevojshme të ngrini pesha të rënda që të forconi muskujt dhe dendësinë kockore. Aktiviteti i rregullt fizik, qoftë edhe ecja, ndihmon edhe kundër ngurtësimit të muskujve. Mundohuni të rrini sa më lirshëm. Vishuni mirë dhe çlironi muskujt kur dilni.

Shtendosja e muskujve mundet gjithashtu t’ju ndihmojë kundër dhimbjeve të muskujve që nxiten nga rënia e temperaturave.

Kur Duhet Të Kërkoni Ndihmën E Mjekut?

Nëse nuk jeni të sigurtë për shkakun e dhimbjes së shpatullës atëherë AgroWeb.org rekomandon të kërkoni ndihmën e mjekut.

Disa prej treguesve të një situate më problematike janë:

Vështirësia në mbajtjen e sendeve ose ngritjes së krahut

Dhimbja që vazhdon gjatë natës ose kur jeni duke pushuar

Dhimbja që vazhdon për shumë ditë

Lexo edhe :  Dieta e re dhe e detajuar, 14 ditë për të humbur 14 kile

Ënjtje ose nxirje përreth shpatullës ose krahut,

Temperaturë, skuqje të lëkurës dhe nxehtësi në zonën e dhimbjes.

Çdo simptomë tjetër e pazakontë, siç është vështirësia në frymëmarrje.

Nëse dhimbjet shtohen nga i ftohti, atëherë përpiquni të qëndroni në ambiente të ngrohta dhe lëvizni brenda shtëpisë suaj që të përmirësoni fleksibilitetin e gjymtyrëve.

Të fundit

Video e turpshme në Lezhë/ Punonjësi i rrugës dhunon priftin ortodoks

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në qytetin e Lezhës këtë të hënë. Një punonjës i rrugës së këtij...

I morën jetën në derë të shtëpisë/ Flet babai i 10-vjeçares: Ishte me gjyshen për dore, shoferi e përplasi dhe iku!

Detaje tronditëse dalin në dritë nga vdekja e 10-vjeçares dje në Tiranë, e cila u përplas nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën...

Aurela Hoxha shtatzënë/ Rrëfen edhe mbi partnerin: Është shumë xheloz për çdo person që më afrohet

Aurela Hoxha është në pritje të fëmijës së saj të parë. Modelja e njohur, e cila prej vitesh është zhvendosur për të jetuar në...

Si asnjëherë më parë/ Messit nuk i mbahen nervat, godet kundërshtarin dhe e plas përtokë (Video)

Atletiko Bilbao tronditi Barcelonën duke i rrëmbyer të dielën mbrëma trofeun e super Kupës së Spanjës. Një ndeshje dramatike, e cila shkoi në shtesë. Koha...

Deklarata bombë: Vaksina anti-covid mund t’i kthejë njerëzit në homoseksualë

Jemi në një periudhë kur vaksina kundër covid-19 po kërkohet nga të gjitha vendet e botës. Mirëpo, një rabin ortodoks  ka shokuar me deklaratën e...

Lajme të tjera

Web TV