FIBA Evropë, kërkesë qeverisë shqiptare: Hapni dritën jeshile për basketbollin!

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Drejtori Ekzekutiv, Novak, letër qeverisë shqiptare, reagon edhe FSHB-ja. Ngërçi që ka përfshirë lojërat me dorë për shkak të epidemisë së virusit “Covid-19” ka sjellë edhe reagimin e organizmave ndërkombëtarë dhe është “FIBA Evropë”, federata që qeveris basketbollin kontinental, që i ka dërguar një letër qeverisë shqiptare.

Letra e nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv i “FIBA Evropës”, Kamil Novak, theksohet se “diskutimet midis sportit dhe qeverisë duhet të shkojnë në të njejtën linjë dhe jo në kahe të kundërta, njëkohësisht kërkohen konsultime dhe dëshirë për mirëkuptuar të dyja palët”.
Duke iu referuar kontakteve me Ministrat e Sportit të Bashkimit Evropian, Novak thekson se të gjithë Ministrat konfirmuan se “Të mos luash nuk është zgjedhje”, duke argumentuar se një koncept mjekësor është krijuar, zhvilluar dhe miratuar për garat përkatëse.

“Unë e di, se ju do të merrni një propozim të detajuar nga Federata Shqiptare e Basketbollit, që shoqëron këtë letër”, – thotë zyrtari i koshit kontinental, i cili, më tej vijon: “Do të këmbëngulja që ju dhe kolegët tuaj, ta merrni në konsideratë të lartë përmbajtjen e saj.”
“Përveç përfitimeve fizike dhe emocionale nga ushtrimi me sport, mendojmë se ka dhe një sfidë të madhe, ajo e shëndetit mendor, – ka kujtuar Novaku.

-Askush nuk dëshiron shkurtime apo vakum, por duam që të konsiderohet e gjithë tabloja sportive, për të cilën jemi të sigurt se jeni të angazhuar për ta bërë.” në mbyllje Drejtori Ekzekutiv i “FIBA Evropës”, thekson se Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) është profesionale dhe kompetente aq sa duhet që t’i besohet në mënyrë absolute zbatimi i të gjitha udhëzimeve dhe rregulloreve e protokolleve për shëndetin dhe sigurinë e të gjithëve, për rifillimin e lojës.”

Lexo edhe :  Truku me portokallin në furrën e kuzhinës që ndoshta s’e dini

“Ne sinqerisht kërkojmë prej jush, t’u besoni atyre për rihapjen e sigurt të basketbollit në Shqipëri”, – përfundon letra e Kamil Novakut. Ndërkaq, bashkangjitur me këtë letër, edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, u ka drejtuar një shkresë autoriteteve shtetërore, ku, ndër të tjera, vihet në pah fakti se, për shkak të pezullimit të sportit, Shqipëria u përjashtua nga Evropiani i Femrave, ndërsa pjesëmarrja e Kombëtares së koshit të meshkujve u reduktua në një paraqitje për të ardhur keq.

“Kemi hyrë në muajin e 11-të të moszhvillimit të aktivitetit tonë sportiv, që jo vetëm sjell humbje të mëdha në burime njerëzore, me efekte të jashtëzakonshme financiare, sociale dhe shëndetësore, por ndjell frikë dhe pasiguri për vazhdimësinë”, – thekson ndër të tjera shkresa e nr. 2 të organizmit që qeveris basketbollin shqiptar, që në mbyllje shpreh besimin për një përgjigje pozitive dhe hapjen e dritës jeshile për basketbollin.

Letter to SG ALB Government_12 by Gazeta Fjala on Scribd

MSHMS-Janar2021 by Gazeta Fjala on Scribd

Të fundit

Nis sesioni i fundit i Legjislaturës/ Ruçi bën bilancin: Bëmë funksionale Gjykatën Kushtetuese, mundësuam votën e emigrantëve

Sesioni i ri Parlamentar, i fundit para zgjedhjeve të 25 prillit nisi sot më 18 janar 2021 me Himnin...

Nga mashkull në femër, rrëfehet transgjinorja: Prindërit më thanë…

Transgjinorja Amber e cila prej 15 vitesh grimon personazhe të njohur shqiptar, ka rrëfyer në emisionin ‘Rudina’ se si vendosi të ndryshojë gjini nga...

Ulen ndjeshëm rastet e reja, 4 persona humbën jetën nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë përditësoi sot të dhënat e Covid 19 në vendin tonë në 24 orët e fundit. Nga 2343 testime të kryera kanë rezultuar...

Investimi në sistemin e kanalizimeve në Librazhd/ Balla: Qyteti do të ketë rrjetin më modern

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra pa nga afër punimet që...

36-vjeçari rrëfen dhunën nga ish-gruaja: Më goditi me shishe birre

Gersi, 36-vjeç ka rrëfyer historinë e tij të dhimbshme të dashurisë në emisionin ‘Me zemër të hapur’. Gersi tregon se u njoh me ish-bashkëshorten me...

Lajme të tjera

Web TV