Historia shokuese e 39-vjeçares: Prindërit vranë vëllain dhe i denoncova, daja më shiti kur isha 13-vjeç…

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Emisioni “Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula në “News24” ka nisur këtë sezon me një rrëfim të dhimbshëm për jetën e një vajze e cila është shfrytëzuar për prostitucion, pasi dajat e “martuan” që 13-vjeç.

Ajo tani është nënë e një djali të vogël të cilin e rrit e vetme, pasi ka mundur t’i shpëtojë një tentative për vrasje nga partneri i saj. G.T 39-vjeç, që fëmijë, ka parë me sytë e vet tmerrin sesi prindërit kishin vrarë e groposur vëllain e vogël, 3 muajsh.

Ata janë burgosur pasi vajza bën denoncimin. Nuk e ka patur kurrë dashurinë e tyre, është lënë më mëshirë të fatit nga të afërmit, ajo flet për “Jeta pa filtër” duke treguar tmerrin e torturave që ka kaluar.

G.T zbardh një pjesë të errët se si vajzat futen në këtë rrugë dhe sfidat për të rifituar veten.

I kam ikur, ai më ka kapur dhe më ka hedhur në greminë, më ranë të fikët, më gjeti një bari, pastaj erdhi policia.”-kujton ajo, e ndërsa intervista shpesh ndërpritet për shkak se nuk përballon dot emocionet e forta.

Më zërin që i dridhet, ajo shprehet se gjithmonë ka dëshiruar një familje të rregullt dhe se një ditë do ia tregojë të birit të vërtetën e saj.

Në analizë të problemeve psikologjike e sociale që prostitucioni sjell, psikologjia Adelina Pjetra thotë se asnjë femër nuk shkon me dëshirë, duke ofruar edhe zgjidhjet për t’iu kthyer jetës normale.

Pjetra thotë se në klinikën e saj ka trajtuar raste të ngjashme me vajza 14-vjeçare të cilat para se të nxirren në trotuar, drogohen e përdhunohen nga tutorët e tyre.

Të fundit

Kuvendi nis të hënën, Ruçi: Seanca fillon në orën 17:00, gazetarët dhe kamerat nuk do hyjnë në sallë

Gramoz Ruçi, Kryetari i Kuvendit lajmëron se të hënën, në orën 17:00 do të nisë punimet parlamenti i Shqipërisë. Në...

Hajdutët i kthejnë makinën e vjedhur gruas: Edhe ne kemi zemër…

Një histori e padëgjuar më parë është ajo që i ka ndodhur një gruaje në Itali, ku hajdutët që i kishin vjedhur makinën, ja...

“Jam larguar nga PD-ja”/ Çiljeta na befason, del në krah të Ramës: Do të votoj…

Çiljeta Xhilaga ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit politike. Këngëtarja e njohur që dikur ishte pjesë e PD-së, mesa duket sot ndihet e...

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re mjekja shqiptare në Gjermani

Eni Doko, mjeke specialiste, është ndarë nga jeta këtë të dielë në Gjermani. Lajmin e trishtë e ka dhënë kryetarja e Federatës së mjekëve...

“Kur qesh pa lidhje po prapë të ecën”! Rama ironizon sërish Bashën duke përdorur fjalët e Topallit

Kryeministri Rama publikoi sërish një video të ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli, ndërkohë që kjo e fundit po akuzonte kreun e PD-së Lulzim Basha për bashkëpunim...

Lajme të tjera

Web TV