Konfrontimi i ish-kreut të Këshillit të Qarkut Kukës me policinë, në pranga 6 afërm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kukësit ka publikuar njoftimin në lidhje me konfrontimin që efektivët blu kanë pasur me ish-kreun e këshillit të qarkut, Abedin Oruçi.

Në njoftim thuhet se policia ka zhvilluar një operacion për kapjen e Oruçit që më herët ishte shpallur në kërkim. Në momentin që efektivët kanë hyrë në lokalin në pronësi të Oruçit kanë hasur barrierën e të afërmve të tij.

Duke përfituar nga ky fakt dhe duke i kanosur me armë zjarri punonjësit e Policisë, Oruçi ka mundur të largohet.

Si pasojë policia ka arrestuar 6 persona (të afërm të Oruçit), nën akuzën “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

E. O., 32 vjeç, G. O., 34 vjeç, B. M., 35 vjeç, E. M., 18 vjeç, Z. Sh., 19 vjeç dhe B. D., 48 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës””, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq janë proceduar edhe 5 persona të tjerë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

R. S., 22 vjeç, A. S., 18 vjeç, G. O., 50 vjeç, I. O., 28 vjeç dhe R. S., 21 vjeç, banues në fshatin Mamez dhe në Kukës”, njofton policia.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim policor shtetasit Abedin Oruçi, 54 vjeç dhe P. O., 46 vjeç, banues në Kukës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

Lajme të tjera

Web TV