Minierë idesh në librin “Ekonomia dhe Demokracia Sociale”

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

– Një libër i vlefshëm për të kuptuar thelbine Shtetit të mirëqënies dhe politikave ekonomike socialdemokrate.

Nga Adrian CIVICI

Kriza ekonomike dhe financiare solli një pikë kthese. Problemet që hasim shkojnë përtej thjesht përballimit të pasojave specifike të krizës dhe prekin vetë themelet e shoqërisë sonë. Sot, ne duhet të vendosim sesi duam të jetojmë e punojmë., jo vetëm për disa vite më pas, por për dekadat që do vijnë. Si do të dukej një rend ekonomik i drejtë i mbështetur në solidaritet” C’ekuilibër duhet gjetur midis shtetit dhe tregut? Si mund të triumfojë një politikë moderne ekonomike social-demokrate, që drejtohet kah vlerat?

Këto janë pyetje kyce për gjithë ata që duan të japin mendimin e tyre dhe të marrin pjesë në politikë në mënyrë aktive. Besimi te tregu i pakontrolluar është lënë mënjanë. Tashmë, është shfaqur mundësia për të ndjekur një drejtim të ri, por vetëm ata që e dinë se ku po shkojnë do të mund të frymëzojnë të tjerët të përqafojnë idetë e tyre dhe të arrijnë objektivat. Kjo është një arsye më shumë për të qënë të sigurtë për drejtimin e zgjedhur.

Qëllimi i këtij libri – Ekonomia dhe Demokracia Sociale i shkruar nga Simon Vaut  e të tjerë, i botuar në shqip falë kontributit të Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung –  është të ndihmojë për ta arritur këtë siguri. Pas shpjegimit të teorive të rëndësishme ekonomike, përshkrimit të rendeve ekonomike, cilësimit të vlerave dhe drejtimeve kryesore, ngrihet pyetja se cfarë nënkuptojnë këto vlera për një politikë konkrete social-demokrate. Natyrisht, nuk ka përgjigje absolute për këtë. Ajo cka e bën të suksesshme një politikë ekonomike social-demokrate duhet të vlerësohet më mirë në mënyrë të vazhdueshme dhe të përshtatet cdo herë nga e para. Kësisoj, ky libër nuk për qëllim të japë një përgjigje përfundimtare, por është një ftesë për të lexuar e reflektuar thellë. (Christian Kreli & Jochen Dahm)

 Zhvillimi ekonomik, modelet dhe tiparet kryesore të tij kanë qënë dhe mbeten historikisht në një simbiozë të ngushtë me zhvillimet politike, nivelin e demokracisë dhe mirëqënien sociale. Raportet dhe ekuilibri i brishtë ndërmjet tyre, vecanërisht në epokën moderne, kanë përcaktuar themelet, ekuilibrat dhe strukturën e vetë shoqërisë njerëzore. Ekuilibrat ndërmjet shtetit dhe tregut, eficencës ekonomike dhe politikave sociale, liberalizmit dhe etatizmit, fitimit dhe interesave individuale dhe mirëqënies sociale, prodhimit të brendshëm bruto dhe kënaqësisë së brendshme bruto, ekonomisë e shërbimeve private dhe ekonomisë e shërbimeve publike, Shtetit të madh dhe Shtetit të vogël, globalizmit dhe lokalizmit, lirisë ekonomike e tregëtare e proteksionizmit, etj., kanë qënë vazhdimisht në fokus të dilemave, debateve dhe zgjidhjeve alternative politike, ekonomike e sociale për shoqëritë dhe vende të ndryshme të botës.

Pozicionimi teorik, institucional, politik, ekonomik e social ndaj këtyre dilemave apo zgjidhjeve të mundshme i ka dhënë jetë sistemeve politike,  ekonomike, sociale e qeverisëse kudo ku ato janë debatuar e aplikuar. Natyrisht, jo pa debate e dilema të forta në emër të përcaktimit të versionit më të mirë të modelit të kapitalizmit, thelbit të demokracinë sociale, strukturës së rritjes ekonomike, shkallës së mirëqënies sociale, politikave e shërbimeve publike, barazisë sociale, pasurimit dhe varfërisë së shtresave të ndryshme sociale, zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit, sistemet fiskale dhe modelet e rrishpërndarjes, etj. Këto pikëpyetje thelbësore janë tashmë në vëmendjen e analizave, debateve dhe zgjidhjeve konkrete në shumë vende të botës, në programet e partive politike, botën akademike e shoqërinë civile, aktivitetin dhe politikat kryesore të qeverive, strategjitë e institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare.

Libri “Ekonomia dhe Demokracia Sociale” që vjen në shqip i mundësuar nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung është një lloj enciklopedie por dhe manual i shkëlqyer në trajtimin e këtyre dilemave, pikëpyetjeve, debateve e zgjidhjeve të propozuara, si nga këndvështrimi historik e politik i tyre, ashtu dhe nga këndvështrimi ekonomik, social dhe praktik i tyre. Janë të rrallë librat dhe botimet me trajtime kaq komplekse të një problematike të tillë kaq jetike për shoqërinë dhe të ardhmen e saj, vecanërisht në këto dy dekadat e para të shek.XXI-të, të mbushura me ngjarje, zhvillime, dilema, kriza, paqartësi, rreziqe e oportunitete të të gjitha llojeve, vecanërisht pesë fenomene madhore me të cilat është ndeshur e po ndeshet cdo vend apo kontinent i botës sonë : kriza financiare globale e vitit 2008, kriza e pandemisë së covid-19, thellimi i pabarazive ekonomike e sociale në nivel global, globalizimi dhe e ardhmja e tij, kriza mjedisore e klimatike.

Në këtë mjedis plot sfida, problem nuk është vetëm dhënia e një përgjigje se si mund të përballohen këto problematika që prekin themelet e shoqërisë sonë, por mbi të gjitha, dhënia e përgjigjeve fondamentale për disa pyetje pa kaq fondamentale : si duam të jetojmë e punojmë në dekadat e ardhshme?, Cili është rendi ekonomik që garanton shkallën më të lartë të solidaritetit? Si duhet ti përcaktojmë raportet themelore ndërmjet Shtetit dhe tregut?, Shoqërisë dhe individit?, Liberalizmit dhe Socialdemokracisë?, etj.

Lexo edhe :  Nga jeta luksoze dhe pushimet në Dubai me VIP-at/ Kush është i riu që shkaktoi aksidentin e frikshëm me BMW në Tiranë

Libri “Ekonomia dhe Demokracia Sociale” synon pikërisht rrugën dhe përpjekjet që duhen bërë për dhënien e këtyre përgjigjeve jetike për themelet dhe të ardhmen e shoqërisë sonë, duke vendosur në qëndër të analizave, argumenteve dhe rekomandimeve të tij, Shtetin e mirëqënies, Demokracinë sociale dhe politikat ekonomike socialdemokrate, si zgjidhja më e mirë për të tashmen dhe për të ardhmen. “Tashmë, është shfaqur mundësia për të ndjekur një drejtim të ri, por vetëm ata që e dinë se ku po shkojnë do të mund të frymëzojnë të tjerët të përqafojnë idetë e tyre dhe të arrijnë objektivat.

Kjo është një arsye më shumë për të qenë të sigurt për drejtimin e zgjedhur. Qëllimi i këtij libri është të ndihmojë për ta arritur këtë siguri …. është një ftesë për të lexuar e reflektuar më thellë.”

Natyrshëm, libri fillon me një analizë të thellë historike të teorive themelore ekonomike dhe ekonomistëve të shquar – Adam Smithi, Karl Marksi, Xhon Maynard Keynesi – që kanë analizuar e trajtuar teorikisht e historikisht kapitalizmin, socializmin, komunizmin dhe socialdemokracinë, që kanë debatuar modelet e teorisë ekonomike e janë “ndeshur” për vlerat e kapitalizmit dhe liberalizmit ekonomik, socializmit apo ekonomisë sociale të tregut, menaxhimin e kapitalizmit dhe demokracisë sociale, tregun e lirë, fitimin individual e rrishpërndarjen sociale, kapitalizmi dhe demokracia apo socializmi dhe demokracia sociale, etj.

Autorët, pasi reflektojnë mbi vlerat që këto teori kanë për demokrainë sociale, si “miniera idesh” nga të cilat mund të përfitohet shumë për të shqyrtuar thelbin e argumenteve të politikave ekonomike, duke u siguruar që të mos “verbohemi” nga ideologjia, arrijnë në përfundimin se “… edhe pse demokracia sociale nuk është tërësisht e ngërthyer prej njërës nga këto teori ekonomike, por përbën një kuadër të përgjithshëm normativ, ajo merr nga të tria teoritë e përmendura, edhe pse anon qartazi nga kapitalizmi i menaxhuar që përshkruan Kejnsi … Askush që merret seriozisht me ekonominë nuk mund të shpërfillë idetë e Smithit, Marksit dhe Kejnsit”.

Konkluzioni i tyre është i qartë : Demokracia sociale nuk përdor vetëm një, por një mori qasjesh të ndryshme teorike, në thelb të të cilave qëndron kapitalizmi i menaxhuar, i llojit që kërkonte Kejnsi. Socialdemokratët mbështeten edhe te kritika e kapitalizmit e Marksit, si dhe te efikasiteti dhe produktiviteti i tregut, i përshkruar nga Smithi. Sipas tyre, “një sistem ekonomik duhet të mbështetet te konkurrenca dhe prona private. Megjithatë, tregjet duhen rregulluar, krizat ekonomike duhen luftuar në mënyrë aktive nga shteti dhe duhet siguruar bashkëvendosja dhe pjesëmarrja”.

Një vend të vecantë e të gjerë në këtë libër gjejnë dhe “programet ekonomike e politike të partive socialdemokrate, kristian-demokrate, etj., vecanërisht programi bazë i Partisë Social demokrate të Gjermanisë, që është një nga partitë kryesore socialdemokrate në botë. Me mjaft interes janë analizat dhe komentet për vlerësimin e programeve socialdemokrate në përputhje me synimet strategjike e historike të demokracisë sociale dhe ekonomisë sociale të tregut. Trajtimi historik dhe konkret i tyre, vecanërisht i modelit dhe përvojës gjermane, është një vlerë e shtuar orientuese e formuese për partitë dhe lëvizjet me natyrë dhe frymë socialdemokrate për të gjithë vendet apo grupimet politike të interesuara dhe të atashuara me këto vlera.

Me mjaft interes janë dhe trajtimet e hollësishme që i bëhen modeleve ekonomiko-politike e sociale, të përfshira në konceptin e modeleve të kapitalizmit, të zbatuara në vende si SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Japonia, Suedia, etj. Specifikat historike, kulturore, politike, ekonomike e sociale të cdo vendi, formësojnë modele të ndryshme kapitalizmi. Cili prej tyre është më i mirë, më i përshtatshëm, më eficent, më social, më i qëndrueshëm, më reagues ndaj krizave?

Në libër gjenden mjaft prej përgjigjeve që kërkojnë pyetjet dhe pikëpyetjet e mësipërme, vecanërisht për vlerat e modelit ekonomik e social socialdemokrat gjerman dhe specifikave të tij për politikat industriale, rritjen ekonomike cilësore e gjithëpërfshirëse, qëndrueshmërinë buxhetore, punësimin cilësor e papunësinë mjaft të ulët, pagat dhe politikat e punës, shkallën e lartë të shërbimeve publike, harmoninë sociale, etj.

Botimi në shqip i librit “Ekonomia dhe Demokracia Sociale” është një kontribut i vyer për politikanët, ekonomistët, juristët, akademikët, shoqërinë civile, studentët dhe gjithë shoqërinë shqiptare përtë njohur bazat dhe historike dhe zhvillimet moderne të socialdemokracisë si model politik, ekonomik e social, për të njohur më në thellësi “modelin gjerman të socialdemokracisë”, dhe mbi të gjitha, për ti “përkthyer” këto njohuri e eksperienca të vyera në objektiva e veprime konkrete politike, institucionale, ekonomike e sociale në Shqipëri.

 

Të fundit

Ndodh mrekullia/ Foshnja i mbijeton transplantit të mëlçisë dhe Covid-19

Një mrekulli ka ndodhur me Kasen Donerlson , të voglin 1 vjeçar i cili arriti ti mbijetojë sëmundjes të...

Kosovë/ Sërish viktima dhe shumë raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit 5  persona të infaktuar me COVID-19 kanë vdekur...

‘A ke foto e video të gocave tjera që mund t’ua shkatërrosh jetën?’/ Arjoni: Kam 36 minuta material

Arjon Luli një nga ish-konkurrentët më të komentuar të emisionit “Përputhen”, i cili u përjashtua nga reality show pasi theu një nga rregullat kryesore,...

Inxhinieri turk fejohet me vajzën nga Mamurrasi/ Rama bëhet ‘kumbar’ dhe e këshillon: Llokumin jepja vjehrrës se…

Kryeministri Edi Rama është bërë sot ‘kumbar’ i dashurisë së një çifti që sapo zyrtarizoi lidhjen. Bëhej fjalë për një djalë turk, me profesion inxhinier,...

Fatjoni i dënuar për prostitucion? Zbardhet mesazhi: Jam një vajzë nga Fieri dhe…

Fatjoni është fieraku më i përfolur i momentit në "Përputhen". Që prej fillimit ai dalloi jo vetëm për pamjen por edhe tipin e tij. Ai...

Lajme të tjera

Web TV