Nëna zbulon përdhunimin e së bijës nga babai shqiptar

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ajo kurrë nuk e quajti atë “baba” dhe konfirmoi të gjitha akuzat kundër tij: “Ai më përdhunoi, e bëri atë për një vit të tërë”.

Një 14-vjeçare shqiptare, e cila jeton në një lagje të Trevisos, akuzon babanë e saj për përdhunim.

Sipas asaj që raporton “Treviso Today“, ngjarja në fjalë u zbulua verën e shkuar, pasi ishte nëna e vajzës së dhunuar, ajo që bëri denoncimin, pasi ra pre e dhunës së burrit 46-vjeçar.

Abuzimet dhe dhuna në drejtim të gruas duket se erdhi drejt fundit në momentin që vendosi të fliste me të bijën. “Dua të vdes, po… do vetëvritem”, i tha ajo e dëshpëruar të miturës.

Por vajza i dha përgjigje surprizuese që e la më “gojë hapur”: “Mos do të më lesh vetëm me atë përbindësh”.

E lënë me dyshime nga fjalët e të bijës, gruaja nisi të hetonte dhe zbuloi të vërtetën. Pasi dërgoi të bijën në Polici, e reja tregoi gjithë kalvarin e vuajtjeve të saj.

Në fillim,”- tha 14-vjeçarja në seancën dëgjimore në praninë e një psikologeje, -“më prekte në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas, rreth një vit më parë, nisi dhuna seksuale e vërtetë”. E reja tregoi më tej se i ati ishte në veçanti xheloz për të.

“Nuk më linte të dilja me askënd dhe nëse e bëja më mbulonte me fyerje. Unë dhe mami ishim të tijat, pa kushte. Nuk kam folur më parë sepse më kërcënonte”.

Të shtunave, kur 46-vjeçari ishte vetëm me fëmijët shpërthente dhuna që përfundonte gjithnjë me të njëjtat fjalë:  “Mos hapni gojë, në të kundërt do ta pësoni keq”. Gruaja, e cila nuk e kishte denoncuar kurrë të shoqin për keqtrajtim, vendosi të shkonte në polici. Autoritetet lëshuan menjëherë urdhër mbrojtje ndaj gruas dhe fëmijëve. 46-vjeçari u largua nga shtëpia dhe tani me urdhër të Gjykatës u jep një shumë parash gruas dhe fëmijëve.
l.m/Fjala.al

Të fundit

Foto mahnitëse nga shkretëtira, mbulohet nga bora

Qyteti i shkretëtirës Ain Sefra në Algjeri u mbulua me dëborë të mërkurën e kaluar, ndërsa temperaturat arritën në...

Kuvendi nis të hënën, Ruçi: Seanca fillon në orën 17:00, gazetarët dhe kamerat nuk do hyjnë në sallë

Gramoz Ruçi, Kryetari i Kuvendit lajmëron se të hënën, në orën 17:00 do të nisë punimet parlamenti i Shqipërisë. Në njoftim thuhet se procedurat do...

Hajdutët i kthejnë makinën e vjedhur gruas: Edhe ne kemi zemër…

Një histori e padëgjuar më parë është ajo që i ka ndodhur një gruaje në Itali, ku hajdutët që i kishin vjedhur makinën, ja...

“Jam larguar nga PD-ja”/ Çiljeta na befason: Do të votoj…

Çiljeta Xhilaga ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit politike. Këngëtarja e njohur që dikur ishte pjesë e PD-së, mesa duket sot ndihet e...

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re mjekja shqiptare në Gjermani

Eni Doko, mjeke specialiste, është ndarë nga jeta këtë të dielë në Gjermani. Lajmin e trishtë e ka dhënë kryetarja e Federatës së mjekëve...

Lajme të tjera

Web TV