Pas Formulës 1, “Covid-19” godet edhe Moto GP, anulohen testet e parashikuara në Sëpang

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Duket si një “deja vu”, pasi dy kampionatet më të shpejta në botë po rrezikojnë të përjetojnë makthin e vitit të shkuar. Kështu, pas Formulës 1, edhe Moto GP-ja po penalizohet nga epidemia. Federata Ndërkombëtare e Motoçiklizmit (FIM) ka njoftuar se janë anuluar testet e programuara për t’u bërë në Sëpang nga data 19, deri më 21 shkurt 2021. Shkak është bërë rritja e numrit të të infektuarve me “Covid-19” në Malajzi dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme atje.
Bota e motorëve vazhdon pra të jetë mjaft e kushtëzuar nga epidemia e virusit korona. Pas ndryshimeve në kalendarin e Formula 1, si pasojë e shtyrjeve të garave të Australisë dhe Kinës, edhe Botërori i Motoçiklizmit duhet t’i bëjë llogaritë me ndryshimet e para. FIM-ja, “Irta” dhe “Dorna Sports” kanë komunikuar se testet në Sëpang, të parashikuara për t’u zhvilluar atje nga data 19, deri më 21 shkurt, janë anuluar, për shkak të vështirësive të krijuara, si pasojë e situatës së epidemisë.
Pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve në Evropë, gjithçka dukej se po shkonte mirë për testet në Sëpang dhe zhvendosjen e skuadrave atje. Por, të martën, Malajzia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të rritjes së rasteve. Për momentin mbeten të konfirmuara testet e parashikuara për t’u bërë në Katar, nga data 10, deri më 12 mars 2021. Ndërsa priten të reja edhe përsa i përket ndryshimeve në kalendarin e parashikuar.
Kështu, po shkohet drejt anulimit të Çmimeve të Mëdha të Amerikës dhe Argjentinës. Ndërsa mendohet të bëhen dy gara në Katar. Pista e Losailit duhet të presë garën në fund të marsit dhe atë në fillim të prillit të këtij viti. Moto GP-ja ka parashikuar një kalendar me 20 gara në 2021-shin dhe sezoni është vendosur, të paktën në teori, të fillojë në 28 mars në Katar dhe të përfundojë në nëntor në Valencia. Por zyrtarizimi i kalendarit të garave pritet të bëhet në ditët në vijim.

Të fundit

“Nëse të kruhet hunda, prek prapanicën”, Dua i tregon gjithë botës zakonet shqiptare (VIDEO)

Dua Lipa e ftuar në një intervistë në emisionin "Jimmy Kimmel Live", ka treguar se familja e saj është...

“Tregoji miletit se të ndërrosh burrë duhet b….” Rudina Dembacaj i kthen përgjigjen e papritur ndjekëses

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan momente të ndryshme nga rutina e saj. Së fundmi Rudina ka postuar...

Ja si ndodhi aksidenti me vdekje tek kryqëzimi i Mamurrasit

Identifikohet viktima e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e sotme në orën 19:20, tek kryqëzimi i Mamurrasit. Bëhet fjalë për një banor të zonës, shtetasi...

Balla nga Elbasani: Keqardhje që Partia Demokratike dhe LSI janë kundër votës së emigrantëve

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi sot një takim miqësor me banorët e njësisë 3 në Elbasan. Balla gjatë...

Studimet e hershme për Covid-19 ishin të pabazuara dhe të pavërteta

Ndërkohë që shkencëtarët nisën hetimet fillestare për koronavirusin e ri që kishte shpërthyer dimrin dhe pranverën e kaluar, revistat mjekësore publikun qindra studime mbi...

Lajme të tjera

Web TV