Plagosi 2 vëllezërit në Shkodër, arrestohet autori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Mark Lula”, në Shkodër ku mbetën të plagosur dy vëllezër.

Gjithashtu është arrestuar autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje, ndërsa shpallet në kërkim vëllai i tij.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me DVP Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e autorit të ngjarjes së ndodhur në datën 11.01.2021, ku mbetën të plagosur dy vëllezërit E. L., 24 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Si rezultat i veprimeve hetimore, Policia vuri në pranga autorin e dyshuar, shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Shkodër, si dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij, shtetasin M. D., 32 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”.

Këta shtetas, mbrëmjen e datës 11.01.2021, në lagjen “Mark Lula”, pas një konflikti të çastit në ambientet e një bar-kafeje, kanë plagosur me armë zjarri vëllezërit E. L., 24 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, banues në Shkodër, të cilët kanë marrë mjekim në spitalin rajonal Shkodër dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kharkiv rrezikon të bëhet ‘Alepo i dytë’ pa ndihmën e SHBA-së

Banorët e qytetit të dytë të Ukrainës tregojnë për ndikimin e sulmeve në rritje ruse që synojnë periferitë dhe...

“Rroftë vdekja”, makabri mes dashurisë dhe urrejtjes

Nga Leonard Veizi "Rroftë vdekja" Togfjalëshi bombastik, që më pas u kthye në një sentencë gati stilistike por krejt inorganike, u lëshua si predhë nukleare a...

Lufta e brendshme/ Basha “xheloz” për forcën e Bardhit

Kreu i PD-së zyrtare Lulzim Basha i ka quajtur deputetët e PD-së që janë pjesë e Rithemelimit si “bubat” e kryeparlamentares Nikolla. Mandati i...

Wisner: E ardhmja e Shqipërisë nuk është te njerëzit e përfshirë në korrupsion

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner i tha Zërit të Amerikës se e ardhmja e Shqipërisë nuk qëndron...

Sara Gjordeni në pritje të ëmbël! Së shpejti ajo dhe Bardhi bëhen prindër

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do bëhen prindër për herë të parë. Lajmi është zbuluar në promon e "Cherry on Top" të Bora Zemanit...

Lajme të tjera

Web TV