Robert Aliaj humb njeriun e shtrenjtë të familjes, mesazhi prekës i artistit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artisti dhe ish-kantautori Robert Aliaj, ka humbur ditën e sotme të vëllain, Rexhep Aliaj, i cili ka qenë një prej piktorëve dhe skenografëve të njohur të kohës. Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë Aliaj përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

Ai shprehet se në këto kohë të vështira të krijuara nga pandemia, është i detyruar të mbajë hidhërimin brenda në shpirt.

“Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën. Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen. Për fëmijët nuk guxoj të shkruaj.

Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes. Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?

R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brenda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më”, shkruan Robert Aliaj./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/robertaliajdragotofficial/posts/239737550868893

Të fundit

Lajm i mirë për shqiptarët! Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli do të jetë 830 euro

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftoi rritjen e pagës minimale në 830 euro nga mëngjesi i 1 prillit gjatë prezantimit në kabinet...

Kulla e Bolonjës drejt shembjes, autoritetet gati planin për shpëtimin e saj

“Torre Garisenda”, një kullë mesjetare në qytetin e Bolonjës në Itali, e cila përkulet në një anë, mund të jetë në prag të kolapsit....

Kriteret e pranimit në Mjekësi, në vitin e ri akademik

Universiteti i mjekësisë shpall kriteret e pranimit për maturantët që duan të nisin studimet për mjekësi në tetor. Zhurma e madhe që shkaktuan protestat e...

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e mbi 10.000 dollarë në treg,...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Lajme të tjera

Web TV