Gea Braha është një nga moderatoret dhe një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar.
Moderatorja tërheq vazhdimisht vëmendjen e të gjithëve me fotot provokuese që poston në rrjetet sociale. Përveç jetës profesionale, tërheq vëmendje edhe për atë private. Shpesh Gea ka ndarë me ndjekësit ‘ngacmimet’ nga të famshmit botërorë, e së fundmi duket se bukuroshja është “pikasur” nga reperi i njohur Tyga.
Duket se ish i dashuri i miliarderes Kylie Jenner nuk i ka rezistuar dot bukurisë e tipareve seksi të moderatores shqiptare.
Mirëpo ajo që dimë është se Gea nuk është shqiptarja e vetme që Tyga i ka shkruajtur, pasi në këtë listë të tij janë edhe emra të njohur si Tayna, Trejsi dhe Rina Balaj./r.g/fjala.al