Vaksina/ Qeveria miraton vendimin e ri, importi i tyre pa tarifë doganore

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot të ndryshojë një vendim të mëparshëm të tij, që i hap rrugë heqjes së tarifës doganore për vaksinat kundër koronavirusit që do të importohen në vendin tonë.

Në vendimin e firmosur nga zëvendës kryeministri Erion Braçe, me porosi të shefit të Qeverisë, Edi Rama, thuhet se ndryshimi lejon që vaksinat anti Covid do të importohen pa taksë.

Në datën 11 janar, në Shqipëri mbërritën 975 dozat e para të vaksinës Pfizer dhe prej tre ditësh ka nisur vaksinimi i mjekëve, infermierëve të spitaleve Covid, epidemiologëve në vend dhe paralelisht pritet dhe nisja e vaksinimit të moshave të rriskuara, pra të moshuarit.

Vendim për një ndryshim në vendimin Nr.1087, DATË 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin dhe publikun zyrtar të nomenklaturës së kombinuar të mallrave, 2021″

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1 e 12, të ligjit nr.9461, datë 21.12.2005, “Për Nomenklaturën e Kombinuar të Mallrave dhe tarifën e integruar doganore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

1. Në lidhjen nr.1, bashkëlidhur vendimit nr.1087, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, në pjesën e dytë, seksioni VI, “Produktet e industrisë kimike apo të industrive të lidhjeve”, kapitulli 30, “Produktet farmaceutike”, kodi tarifor “3002 20 00 – Vaksinat për ilaç njerëzor, pa taksë -”, ndryshohet dhe zëvendësohet me kodet tarifore, si më poshtë vijon:

“★ 3002 20 10 – – Vaksinat kundër koronavirus të lidhur me SARS (speciet SARS-CoV), pa taksë –
★ 3002 20 90 – – Të tjera, pa taksë -”.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

Lexo edhe :  Temperatura deri në -6°C, mësoni si do jetë dita sot

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Dropulli grek apo shqiptar? Plas “sherri” mes deputetes së PS-së dhe gazetarit Marin Mema (Dokumentari dhe debati i plotë)

Një ditë më parë në Top Channel u transmetuar dokumentari i radhës i “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema....

Horoskopi, 18 janar 2021

DASHI Në letër ka komplikime dhe zgjedhje të vështira për të bërë. Nëse jetoni dy marrëdhënie në të njëjtën kohë, duhet të kuptoni se në...

Aleksej Navalnyn e arrestojnë pasi mbërrin në Moskë

Kritiku i ashpër i Kremlinit dhe aktivisti politik Aleksej Navalny u arrestua, pasi u kthye në Rusi të dielën. Me vendimin për kthim ai...

Makina i gjendet e djegur në Pukë, zhduket në Shqipëri ish-arbitri italian

Prej 10 ditësh ish-arbitri italian i futbollit Davide Pekoreli është zhdukur pa lënë gjurmë në Shqipëri. Mediat italiane raportojnë mbi ngjarjen e mistershme, ku ndër...

“A do dilje me një djalë më të ri?” Armina Mevlani jep përgjigjen e papritur

Armina Mevlani është pyetur në rrjetet sociale nëse do të martohej me një burrë më të ri se vetja dhe ajo tregoi nuk i...

Lajme të tjera

Web TV