Administratori i Dinamos, Barushi: Stafi i ri teknik përcjell optimizëm në skuadër, jemi aktiv në merkato

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administratori i Dinamos, Ermal Barushi, mendon se ardhja e Françesko Morieros dhe Fabricio Mikolit tek blutë e kryeqytetit shqiptar ka shërbyer si një shtysë e madhe për skuadrën në përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit, teksa më parë nën drejtimin e italianit tjetër, Fabricio Kamarata, e mbylli 2021-shin në krye të renditjes së grupit A të Kategorisë së Parë.

“Në sensin e organizimit të skuadrës nuk është se ka ndryshuar shumë, por, në aspektin teknik, besoj se, duke qenë edhe emra të konfirmuar, trajnerët e rinj i kanë dhënë një motiv më shumë grupit dhe unë mendoj se grupi po përpiqet të japë më shumë se 100 % e vet”, – thotë administratori dinamovit, duke folur posaçërisht për gazetën “Fjala”.

Po si ka reaguar skuadra dhe çfarë ndjesie i ka përcjellë ajo administratorit? “Sigurisht, flasim për emra të mëdhenj të futbollit botëror dhe ndikimi është shumë i madh, – pohon ai. – Mendoj dhe besoj që grupi po merr më të mirën e mundshme nga vetja, sepse çdo trajner, nga aspekti teknik, sjell me vete diçka të re në mjedisin e skuadrës sonë.”

Barushi ka rrëfyer se, në pritje të nisjes së pjesës së mbetur të sezonit, Dinamo po zhvillon një minifazë përgatitore, sepse koha në dispozicion nuk është edhe aq e mjaftueshme. “Presim që kampionati të nisë shpejt dhe shikoj që skuadra po jep maksimumin e saj”, – thotë ai.

Administratori i dinamovitëve ka prekur edhe çështjen e merkatos së dimrit. “Ne e kemi theksuar se grupi është i kompletuar, por mendoj se ka vend për përmirësime, – thotë ai. – Kemi marrë një lojtar (Dejvi Bilalin), një mesfushor, sepse mendonim që kishim një boshllëk në atë sektor. Po përpiqemi të afrojmë ede dy lojtarë të tjerë, të cilët nuk dua t’i bëj të ditur, sepse njëri prej tyre është një emër i konfirmuar edhe në Superiore… Por, do të presim dhe të shohim.

Të fundit

Venecia nuk është më falas, ja sa do të paguajë një turist për të parë qytetin

Për herë të parë nga dita e sotme, ata që duan të vizitojnë Venecian do të duhet të paguajnë...

Sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat kërcënojnë Europën. Roli i ndryshimeve klimatike

Përhapja e sëmundjeve të transmetuara nga mushkonjat është raportuar në të gjithë botën, por veçanërisht në Europë, dhe kjo për shkak të ndryshimeve klimatike. Insektet...

Vlerat e habitshme të lëkurës së patates për diabetin, zemrën dhe rënien në peshë

Pataja është ndër perimet më të pasura me vlera ushqyese. Kjo perime fantastike, e cila përgatitet në qindra receta gatimi, krahas shijes së saj ka...

Gara për projektet e EXPO ALBANIA/ Rama: Infrastrukturë për organizime të posaçme

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në fazën finale të garës ndërkombëtare për projekt-idetë arkitekturore për EXPO Albania. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë...

Parashikimi i motit/ Vranësira dhe reshje shiu gjatë paradites, si do jenë temperaturat

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente, kryesisht gjatë orëve të...

Lajme të tjera

Web TV