Dëshmia e re/ Thellohet skandali i sanitares, zhvati edhe të afërmin e të ndjerës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi”,  Tire Alldervishi mori sot masën e sigurisë “arrest me burg”.

Mbrëmjen e kësaj të enjte emisioni “Stop” publikoi detaje të tjera nga rasti makabër i sanitares së spitalit, Tire Alldervishi, që me aktin e saj korruptiv dhe abuzimin me pacienten 55-vjeçare, prej ditësh mban pezull vëmendjen e opinionit publik.

Vajza të ndjerës tregoi se çfarë ka ndodhur më tej duke sjellë edhe dëshminë e re, që ka mësuar më vonë, se sanitarja nuk mjaftohej me paratë, që i zhvaste asaj. E reja tregon, se Alldervishi i merrte para dhe kushëririt të saj, që punon në një market pranë Sanatoriumit.

– Avokatët kanë treguar se do të tregojnë një panoramë tjetër të situatës. Ka një panoramë që nuk e dimë?

“Panorama tjetër që mbase nuk dihet, çdo gjë që është treguar është me fakte dhe nuk është me fjalë. Është video e “Stop”. Ajo ka pohuar çdo gjë ndaj meje, edhe shumë e lekëve. Ka përmendur edhe emrat që mua më vjen keq, nuk kam pasur asgjë personale. Në ato emra që janë përmendur, një ndër to është edhe Bona, kam mesazhet e Bonës që mua më thotë, “Ani, mami të jetë mirë, punën e bëj me kënaqësi. Me vjen keq që e ka përdorur shumë si emër”., u shpreh vajza e të ndjerës.

-Më thatë pak më parë se përveç parave që ju ka kërkuar nuk është mjaftuar, ju ka kërkuar para dhe dikujt tjetër nga rrethi i të afërmve tuaj.

“Po. Kushëriri im punon në një market dhe ngjitur me të ka fruta perime. Zonja jetonte në lagje. Ka qenë mbase klientë në atë lagje. Mbase ikte nga unë dhe merrte shumë e lekëve, këtë unë e vërtetoj me fakte, shkonte te kushëriri im merrte 30, 40, 50 nga ana ime kjo personalisht. Shkonte dhe i thoshte kushëririt “shiko se çfarë më ka dhënë Ani. Unë po bëj të pamundurën”.

Kushëriri im duke u ndjerë në faj, i jepte dhe ai. Ka ndodhur shumë herë që ka bërë pagesa edhe kushëriri im. Ka bërë ankesat e veta, ka marrë lekët dhe ka ikur. Nuk mjaftohej vetëm me pjesën time. Për këtë mund të bëjë deklaratë dhe kushëriri im. Kemi dhe fakte që ka vajtur në orarin që linte punën, shkonte te dyqani kushëririt, merrte lekët dhe ikte”., përfundoi vajza e të ndjerës.

Të fundit

“Bypass-i” i Radhimës, gati në qershor/ Lehtëson ndjeshëm trafikun në sezonin turistik

Në prag të sezonit turistik ByPass i Radhimës do të hapet për qarkullimin e mjeteve. Ky investim është pjesë e...

“Romeo nuk shkon në finale”/ Gazetari e thotë troç: Heidi është lojtare më e fortë

Ronaldo Sharka, ish-banor i ‘Big Brother VIP Albania’ ka bërë një analizë të lojës së deritanishme. Teksa ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në...

Kujdes! Nesër reshje intensive në të gjithë vendin! Mund të ketë vërshime të lumenjve

Parashikimi nga ekspertët e Instituti i Gjeoshkencave tregon se gjatë ditës së nesërme, datë 17.04.2024 parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët...

Ilir Meta prezanton ekipin e tij në Partinë e Lirisë

Ish-presidenti Ilir Meta, pasi shkarkoi Endrit Braillmarin, nga dy postet që mbante në Partinë e Lirisë, ka prezantuar ekipin e ri të punës. Ditën e...

Tjetërsimi i pronës 7500 metër katrorë, arrestohet ish-kreu i komunës Bërxullë

Policia e Tiranës, ka vendosur në pranga ish-kryekomunarin e Bërxullës, Ymer Marku dhe tre persona të tjerë, për tjetërsimi e një prone 7500 metër...

Lajme të tjera

Web TV