Falsifikonin monedha dhe shpërndanin lëndë narkotike, në pranga burrë e grua

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Fierit ka prangosur një çift bashkëshortësh për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe falsifikim monedhash.

Në kuadër të operacionit të koduar “Shtegëtari”, janë arrestuar Edmond Bishani 56 vjeç dhe bashkëshortja e tij Rovena Bishani 44 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre të marrë me qera në Fier, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe 24 doza me lëndë narkotike cannanis sativa.

Sakaq Prokuroria ka nxjerrë urdhër arresti, pasi në tre raste të ndryshme dyshohet se kanë blerë artikuj me kartëmonedha të falsifikuara.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” pasi këta shtetas, në qytetin e Lushnjes dhe Divjakës, në kohë të ndryshme kanë blerë artikuj me kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, ku janë dokumentuar 3 raste në muajt Korrik dhe Dhjetor 2020”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” dhe “Falsifikimi i monedhave”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kaloi një javë vetëm në një ishull suedez. Infermierja tregon çfarë i ndodhi!

Kur Festivali i Filmit Göteborg  i Suedisë njoftoi një konkurs duke ftuar një fansa të filmit të kalonin shtatë...

Matura Shtetërore 2021, Ministria e Arsimit publikon data e provimeve

Ministria e Arsimit ka lajmëruar se provimi i lëndës së Matematikës do të zhvillohet me 11 qershor 2021. Ndërsa Lënda me zgjedhje me 15 qershor....

Si mesazhet në celular përkeqësojnë stresin pandemik

Kur vendi u mbyll në mars të 2020, për shkak të pandemisë, bisedat në grupe të ndryshme ishin shpëtimi ynë. Biseda me miqtë, kolegët,...

Sekuestrohet gjysmë ton marijuanë në Spanjë, në pranga tetë persona, mes tyre shqiptarë

Një sasi e madhe drogë është sekuestruar në Spanjë. Mediat e huaja bëjnë me dije se policia ka sekuestruar rreth gjysmë ton marijuanë. Në pranga...

Shenja dhune në trup/ Gjendet e vdekur në banesë 47-vjeçarja në Malësinë e Madhe

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, ku një grua është gjetur pa shenja jete nga familjarët. 47-vjeçarja V.G...

Lajme të tjera

Web TV