Një automjet i tonazhit të rëndë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:35 në fshatin Tragjas të Vlorës, ku një trajler i markës “Man”, është përfshirë nga flakët duke u djegur pjesërisht.
Mësohet se mjeti është në pronësi të A. D., 34 vjeç, banues në Tragjas, teksa nuk dihen ende shkaqet.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Bl.Ba/Fjala.al