Skandali me sanitaren/ Halit Valteri: Tire do ketë kudo pa u larguar klasa e vjetër politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës Halit Valteri ka reaguar sot përmes një deklarate për mediat nga Kuvendi lidhur me ngjarjen e bërë publike një ditë më parë ku një sanitare i zhvati vajzës së një paciente me Covid të shtruar te ‘Shefqet Ndroqi’ 8 mln lekë duke u shtirur si infermiere.

Ngjarja e cila ka prekur mbarë opinion është cilësuar edhe nga deputeti Valteri si një ndër ngjarjet më rrënqethëse të kësaj historie të rëndë krimi e korrupsioni, në kushtet e një pushteti të degraduar.

Televizioni kombëtar Klan, përmes emisionit të tij satiro-investigativ publikoi një ngjarje jo vetëm kriminale, por edhe të pabesueshme për ndërgjegjen njerëzore. Mes ankthit dhe neverisë, nuk mund të mos e ndiqja disa herë emisionin “STOP”, ku shfaqej një sanitare e cila, duke u prezantuar si infermiere, mundi të zhvasë miliona lekë nga një familje që kishte shtruar në spitalin “COVID 2”, një 55-vjeçare të infektuar me COVID. 

Kjo është një nga shprehjet më spektakolare të dështimit të shtetit në parandalimin dhe kurimin e personave të infektuar nga virusi SARS-Cov2. Ajo çfarë e shton akoma edhe më tepër tragjizmin në gjithë këtë histori, është fakti se sanitarja ishte denoncuar edhe disa muaj më parë për mitmarrje, por që askush nuk kishte guxuar të largonte Tiren nga trau i spitalit”, tha Halit Valteri.

Më tej ai shprehet i bindur se ky fakt mund të konsiderohet si një nga ato rastet e pazakonta që ndodhin në institucionet e shpëtimit të jetës, ku dëshira kriminale për të fituar sa më shumë të ardhura kundrejt shtrëngimit të njeriut në kushte krejt të pazakonta, ushtrohet nga disa duar tërësisht të pista, por që lëvizin përmes krahëve të pushtetit.

E them këtë, veçanërisht duke qenë i bindur se historia e këtyre 30-viteve të fundit ka treguar se Tirja nuk ka qenë një rast i veçuar e aq më tepër i shkëputur nga të gjitha pushtet apo qeveritë që kanë zëvendësuar njëra-tjetrën përgjatë këtyre tri dekadave.
Ju kujtoj se Tirja ndodhet në QSUT. Tirja ndodhet në OSHEE. Tirja ndodhet në Dogana. Tirja ndodhet në administratë. Tirja ndodhet në ministri. Tirja ndodhet në Gjykatë dhe Prokurori. Tirja ndodhet në parti. Tirja ndodhet në shkollë. Tirja ndodhet në rrugë, ndodhet në kafen e fshatit, ndodhet kudo.

Tirja është një sistem, një sistem i degraduar, i cili është qelbur nga koka. Historia shqiptare ka treguar se në këto 30 vite ka pasur Tire Berishën, Tire Ramën, Tire Bashën dhe Tire Kryemadhin. Askush të mos ketë asnjë iluzion. Nuk do të ketë goditje të korrupsionit në nivelet e larta, nëse nuk do të goditet koka e këtij sistemi. Nëse këta pushtetarë që kanë marrë peng për 30 vite integrimin e vendit dhe jetët e shqiptarëve, të cilët janë kapur në flagrancë me pasuri marramendëse, nuk do të largohen njëherë e përfundimisht nga skena politike, së bashku me marionetat e tyre”, shton ai.

Lexo edhe :  “Journal des Femmes”: Shqipëria destinacioni ideal për udhëtarët dhe natyrë të virgjër

Sipas Valterit, “Këta duhet të jenë ata persona që duhet të qëndrojnë kokëulur dhe t’u kërkojnë falje shqiptarëve se kanë përdhosur institucionet e drejtësisë, e jo të festojnë se e kanë “vënë nën këmbë drejtësinë”. 

Sepse, Tirja është një histori që e çon vëmendjen njerëzore drejt fakteve që u interesojnë të gjithëve, por faktet e përgjithshme janë faktet e jetës së përditshme, që nuk paraqesin rreziqe, që nuk krijojnë ndarje, që marrin konsensus, por në atë mënyrë që s’prekin asgjë të rëndësishme”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Lajme të tjera

Web TV